Të mbledhësh kultura, histori dhe tradita
Për librin “Nxënësja e etur e gjuhës romanshë” të autorit Alfred Papuçiu
Jean Philippe Assal
Libri “Nxënësja e etur e gjuhës romanshe” përmban një sërë takimesh që janë çaste kuptimplota në një udhë jete aq të pasur me fillim në Shqipëri, vend i prejardhjes së autorit dhe me vazhdim në Zvicër gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë viteve të fundit, ku Alfred Papuçiu, ka përfaqësuar Shqipërinë në OKB në Gjenevë e pastaj, ka punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kohët e fundit, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në Zvicrën romande si mediator kulturor, funksion që i ka dhënë mundësi të kuptojë më mirë kulturat dhe traditat shqiptare e zvicerane. Kjo vijë drejtuese ka bërë që Alfred Papuçiu të hulumtoje kulturat, pra këta njerëz që i kanë krijuar me historitë, traditat dhe ndjeshmëritë e ndryshme; Të mbledhë këto përvoja njerzore të farkëtuara me vështirësitë e jetuara dhe të mbushura gjithashtu, me shpresë; Të mbledhë të gjitha përpjekjet dhe të bëjë të njohura të gjitha krijimet e shumta që rrjedhin nga to. Alfred Papuçiu është një grumbullues njerëzish dhe për t'i lënë çdonjërit gjeninë dhe lirinë e vet, ai ka parapëlqyer ta bëjë nëpërmjet puqjes së takimeve të ndryshme që dëshmojnë për kultura të ndryshme. “Nxënësja e etur e gjuhës romanshe” paraqitet në formën e tregimeve të shkurtra, të një sërë takimesh, bile edhe fabulash, funksioni i të cilave është që të favorizojnë kalimin me butësi të kufijve gjuhësorë dhe kulturorë; si dhe rrëfenja e takime zvicerane për miqtë tanë shqiptarë, rrëfenja dhe takime në Shqipëri për miqtë tanë zviceranë. Mendimi i paraqitjes së një libri dygjuhësh shqip-frëngjisht, bën që lexuesi të kapë më mirë atë dimension themelor të grumbullimit dhe të shkëmbimit midis dy kulturave, praninë e njëkohshme. Ne futemi te ky libër nëpërmjet dyerve të shumta të vogla, nëpërmjet anekdodave e takimeve të rastit, dhe shpejt zbulohen kopshte të brendshme, ato kopshte që dëshmojnë për pasurinë e dy kulturave tona. Ngazëllehuni duke zbuluar këtë libër, sidomos në një kohë kur shoqëritë tona vatërohen në atë që ato nuk e kane, ose në atë që nuk pranojnë të ndajnë me njëra-tjetrën. Alfred Papuçiu është një mbledhës i madh. Ai na drejton në hapat e para të humanizmit: zbulimin e tjetrit dhe ndarjes së gjithçkaje me të.
31 Maj 2008