I vënë tritolin në banesë gazetarit Ervin Dushi
19/03/2010 Fitili i pandezur, mendohet të jetë paralajmërim. Dushi: Kam marrë shumë telefonata kërcënuese
SHKODER- Tritol në derë të shtëpisë gazetarit Ervin Dushi. Mëngjesin e djeshëm fqinjët e Dushit kanë pikasur lëndën plasëse, të cilës nuk i ishte ndezur fitili duke dhënë dhe alarmin për një atentat të mundshëm. Paraprakisht mendohet se një veprim i tillë të ketë qenë në vazhdën e paralajmërimeve ndaj gazetarit të emisionit Fiks Fare, Ervin Dushi. Madje ky i fundit është shprehur për policinë dhe mediat se së fundmi për shkak të detyrës së tij ka marrë dhe shumë telefonata kërcënuese pa u vënë asnjë emër.
Tritoli
Lënda plasëse e paaktivizuar është gjetur mëngjesin e ditës së enjte nga fqinjët e familjes Dushi, të cilët sapo kanë parë kallëpin e tritolit me fitil kanë njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit ka qenë tepër e rezervuar në informacion duke u mjaftuar me fatin e pohimit të gjetjes së lëndës plasëse, por pa arritur të japë ndonjë sqarim të mëtejshëm në lidhje me autorët apo dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Në mbrëmjen e djeshme në banesën e familjes Dushi nuk ndodhej asnjë person pasi ato prej kohësh ishin shpërngulur dhe banonin në Tiranë ku Ervini punonte si gazetar investigativ pranë një medie vizive. Mëngjesin e ditës së enjte rreth orës 06.00 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, në sheshpushimin e pallatit, pranë hyrjes së shtetasit Ervin Dushi, fqinjët e një kati më sipër të Dushit teksa po zbrisnin poshtë kanë gjetur një kallëp me lëndë plasëse, që dyshohet të jetë tritol. Banorët e pallatit të alarmuar kanë shpejtuar të dalin përjashta dhe ndërkohë kanë lajmëruar policinë së Shkodrës. Brenda 5 minutash kanë mbërritur dhe uniformat blu së bashku me specialistë të rasteve të tilla, pasi dyshohej për ndonjë situatë edhe më alarmante. Grupi i ekspertëve pasi ka konstatuar lëndën plasëse ka përcaktuar se në këtë pallat ishte vendosur një sasi prej 100 gram lëndë plasëse, tritol me fitila zjarrpërcjellës të pandezur. Sipas grupit hetimor, dy janë alternativat që nuk ka ndodhur shpërthimi i tritolit. E para, lënda plasëse është vendosur nga persona joprofesionistë dhe nuk kanë ditur që të bëjnë ndezjen e plotë, alternativa e dytë është vendosja e tritolit në shenjë paralajmërimi ndaj gazetarit. Sipas burimeve nga grupi hetimor mendohet që alternativa e dytë duket edhe më e mundshmja.
Hetimet bëjnë të ditur se tritoli është vendosur në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga ora 2 deri në orën 4, pikërisht atëherë kur dhe nuk ka fare lëvizje. Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka nisur aksionin për hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës rreth 30 persona mes tyre dhe komshinj, banues në këtë lagje, duke dashur të evidentojnë lëvizjet e ndodhura në këtë zonë gjatë kohës kur mund të jetë vendosur tritoli. Janë marrë provat në vendngjarje. Blutë e Shkodrës shpresojnë që gjurmët e gjetura të ndihmojnë në gjetjen e autorëve. Ndërkohë në një prononcim për mediat Ervin Dushi është shprehur se ngjarja ka lidhje direkt me profesionin e tij si gazetar investigativ. Madje Dushi ka pohuar se kohët e fundit ka pasur disa telefonata kërcënuese, por pa arritur të sqarojë më tej se me çfarë rasti konkret kishin të bënin këto kërcënime ndaj tij. Familja e gazetarit të Fiks Fare, Ervin Dushi, banon prej disa kohësh në Tiranë. Në apartamentin e tyre në Shkodër vinte shpesh vetë Ervini. Këtë fakt ai ka pohuar dhe para uniformave blu. Ky fakt lë të kuptohet edhe më shumë se objektivi i vendosjes së këtij tritoli ka qenë vetë gazetari. Aq më shumë që ai ka deklaruar se kohët e fundit ka pasur shumë telefonata kërcënuese gjithnjë në lidhje me profesionin e tij si gazetar investigativ. Ky është rasti i dytë brenda një jave që lëndët plasëse janë temë dite në qytetin e Shkodrës. Një javë më parë në Shkodër është vendosur një tjetër tritol në shtëpinë e avokatit Gj. Lepuri për të cilin akoma edhe sot policia nuk ka persona të ndaluar ose pista mbi të cilat ajo po heton.