OSBE 2012 - Pse Jo?
Nga Dr. Jorgji KOTE
Ne Takimin e ministrave te Jashtem te OSBE-se te 5 dhjetorit ne Helsinki, ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha rikonfirmoi deshiren dhe kerkesen e Shqiperise per te marre Kryesimin e OSBE-se per vitin 2012. Ky nuk eshte thjesht nje lajm, por nje ngjarje me rendesi per politiken dhe imazhin e vendit tone. Natyrisht, te synosh te kryesosh kete Organizem te rendesishem, me mbi 50 vende anetare, ne nje situate plot kriza dhe veshtiresi ne rritje, kerkon pune dhe sherbim te jashtezakonshem ne te gjitha drejtimet. Por, sic pohoi kryediplomati shqiptar, keto vitet e fundit Shqiperia ka dhene deshmi te shumta se realizimi i ketij misioni plot sfida eshte i mundur dhe ia vlen teresisht.
1. Inpute dhe kontribute
Ështe tejet domethenes fakti qe Shqiperia, i vetmi ne Evrope qe per shkaqe tashme te njohura refuzoi anetaresimin ne OSBE 32 vjet me pare, por qe aderoi ne te pas ardhjes se demokracise me 1991, i ndihmuar ne periudhen e tranzicionit ne kapercimin e krizave te ndryshme dhe realizimin e reformave te shumanshme, tashme kerkon te marre kryesimin e saj. Qofte dhe vetem ky fakt, perben sukses per OSBE-ne, rajonin e natyrisht dhe per Shqiperine.
Pas shembjes se komunizmit dhe sidomos keto vitet e fundit, edhe Shqiperia ka dhene inputet dhe kontributet e saj te vlefshme ne rajon, Evrope dhe me gjere, ne forcimin e sigurise, paqes, stabilitetit, luften kunder terrorizmit dhe perpjekjet per zgjidhjen paqesore te krizave, jo vetem ne Kosove e Bosnje - Hercegovine, por dhe ne Irak, Afganistan, dhe gjetke. Me qendrimet e saj koherente, moderuese dhe konstruktive, Shqiperia eshte bere partner i besueshem dhe i vleresuar i komunitetit nderkombetar dhe OSBE-se.
2. Kryesuese rajonale
Krahas pjesemarrjes se saj aktive ne forume dhe organizma nderkombetare, Shqiperia ka kryesuar me vleresime pozitive disa nisma dhe organizata shumepaleshe rajonale. Ky bilanc eshte premtues dhe pritet te pasurohet me tej. Me 2006, Shqiperia kryesoi Karten A-3 , nismen e Adriatikut dhe Jonit dhe ate te Evropes Qendrore. 9 vende te kesaj te fundit, jane edhe shtete anetare te BE-se. Ndersa vetem pak jave me pare, Shqiperia perfundoi me sukses te vleresuar nga vete pjesemarresit Kryesimin e Organizates se Bashkepunimit te Detit te Zi ( BEDZ) Ne kete kuader, u zhvilluan mbi 55 aktivitete te rendesishme, takime ministeriale, ngjarje kulturore si dhe Ministeriali i Jashtem ne Tirane, me 23 tetor 2008. Gjithashtu u miratuan edhe disa marreveshje dhe dokumenteve te rendesishme, ku Presidenca shqiptare tregoi perkushtim dhe profesionalizem te vleresuar.
Kontributet e saj ne keto fusha Shqiperia po i jep edhe si anetare e zgjedhur e Bordit Ekzekutiv te UNESCOS dhe e Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike.
3. - Mikpritese dhe organizatore
Ne te gjitha keto procese Shqiperia ka shfaqur edhe aftesite e saj mikpritese. Ketu nuk eshte fjala vetem per bujarine e saj te mirenjohur por edhe per organizimin me cilesi te larte te disa veprimtarive te spikatura ne kuadrin e BE-se e NATOs ne Bruksel si dhe ne vendin tone, etj. Per kete mjafton t'i referohemi edhe praktikes se dy viteve te fundit te organizimit te Konferences se Ambasadoreve. Ndryshe nga praktikat e viteve te meparshme, kjo veprimtari eshte kthyer ne nje forum te specializuar dhe pa e tepruar mund te thuhet se nuk i le gje manget forumeve te ngjashme te partnereve te saj evropiane. Ne Konferencen e muajin tetor, ishin te ftuar speciale, ministri i Jashtem Italian dhe Cek, zv.ministri i Jashtem i Finlandes, zv. ndihmessekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones, analisti i mirenjohur J. Bugajski, Presidenti i Fondacionit Schuman, Giuliani, etj.
Marrja e mundshme e Kryesise se radhes te OSBE-se paraqet sfidat e veta edhe ne drejtim te burimeve njerezore. Por, diplomacia shqiptare tashme po jep prova te nje reforme teresore edhe ne kete drejtim, duke iu afruar standardeve te vendeve te tjera, te formimit dhe kualifikimit ne shkollat dhe institucionet perendimore. Ndaj, dhe burimet e saj njerezore jane te afta per te marre persiper kete sfide, pse jo dhe me ndihmen e stafit te kualifikuar te OSBE-se dhe vendeve mike.
Ja pse, kerkesa shqiptare per te kryesuar OSBE-ne ne vitin 2012 tashme nuk perben me surprize.