E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet sapo fiton ne euroloto

Fier- Fiton ne euroloto, por humbet parate pasi e grabisin. Tre te mitur jane autoret e kesaj grabitjeve me dhune, mbremjen e dy diteve me pare ne Patos. I demtuari Kujtim I, 45 vjec mesohet te jete rrahur nga te miturit te cilet me pas i kane marre dhe shumen e lekeve. Policia e Fierit ka vene ne pranga dy prej autoreve te cilet jane vetem 13 vjec, ndersa eshte shpallur ne kerkim i treti.

Shtetasi Kujtim I, rreth 45 vjec kishte shkuar mbremjen e dy diteve me pare per te luajtur euroloto ne qender te Patosit. Ai kishte vene disa skedina sportive. Fati i ka buzeqeshur, kur 45 vjecari ka fituar shumen prej 70 mije lekesh. Pasi ka fituar shumen e lekeve, rreth ores 21:00, Kujtim I. ka dale nga lotaria dhe eshte drejtuar per ne banesen e tij. Rruges per ne banese ku e prisnin bashkeshortja dhe femijet e tij, ai eshte sulmuar nga tre persona te mitur. Mesohet se fillimisht ata e kane rrethuar 45 vjecarin dhe me pas kane nisur ta rrahin, ku edhe i kane marre leket. Vete i demtuari ka qene ai qe ka bere denoncimin ne komisariatin e Patosit. Pas verifikimeve te kryera dhe ne baze te pershkrimeve, policia mesohet se brenda harkut kohor prej 3 oresh ka arritur te identifikoje autoret e saj. Sipas burimeve nga policia njeri prej autoreve te kesaj grabitjeve me dhune ka qene vetem 13 vjec. Ky i fundit eshte vene ne pranga se bashke me nje nga bashkepunetorin e tij. Mesohet se ne kerkim eshte shpallur edhe autori i trete i kesaj grabitjeje. Perpara efektivave te policise se Komisariatit Fier, 45 vjecari ka treguar skemen e grabitjes se tij. Mesohet se ai ka rrefyer se tre te miturit e kane rrahur me grushta e shkelma duke e rrezuar pertoke. Me pas sipas te demtuarit ata i kane marre shumen e lekeve qe kishte ne xhep dhe jane larguar me vrap. Burimet nga policia gjithashtu bene me dije se hidhen dyshime se 45 vjecari mund te jete ndjekur nga tre te miturit ne momentin qe ai ka dale nga qendra e Lotos ku edhe kishte marre shumen e lekeve te fituara. Materialet hetimore ne ngarkim te tre te miturve i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Fierit. Mbi te miturit rendon akuza e "vjedhjes me dhune, kryer ne bashkepunim". Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›