Kapet duke vjedhur, kerkohej per mashtrim
Tirane- Kapet per vjedhje, Gjykata e Tiranes e kishte shpallur ne kerkim pasi e kishte denuar per vepren penale te "mashtrimit". Pellumb Zylali, vjec 43, lindur dhe banues ne Fier, i vene ne pranga dy dite me pare per vjedhjet e kryera ne Kavaje, ishte denuar ne mungese. Mesohet se ne daten 16 janar te ketij vitit, Gjykata e Tiranes e ka shpallur fajtor dhe e ka denuar Zylalin me 6 vjet heqje lirie, per vepren penale te "mashtrimit". Po ashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, ka caktuar per te, masen e sigurise "arrest ne burg", sepse akuzohet per konsumim te vepres penale te "vjedhjes", ngjarje kjo e ndodhur me 20 shtator te ketij viti. 43 vjecari eshte vene ne pranga dy dite me pare nga sherbimet e patrulles se pergjithshme, Kavaje, ne ikje e siper. Sipas policise i arrestuari gjate momenteve te largimit te kishte kryer vjedhjen e radhes. Atij iu gjeten 3 aparate telefoni celulare dhe nje sasi prej 3400 leke te cilat dyshohet t'i kishte vjedhur ne fshatin Gose, Kavaje, nje sasi sendesh floriri vjedhur ne qytetin e Rrogozhines ne banesen e nje shtetasi si dhe 1 sobe gazi me aksesoret e saj dhe nje lavapjate vjedhur ne punishten e nje shtetasi po ne qytetin e Rrogozhines. Sot 43 vjecari do te njihet me masen e tij te sigurise, ndersa pritet t'i komunikohen edhe dy akuzat e reja, per te cilat eshte hetuar ne mungese.