I vetëdijshëm për kundërshtitë dhe kritikat
20/03/2009 Kreu i qeverisë Sali Berisha pohon vështirësitë e hasura me ligjin e lustracionit
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në Konferencën “Vitet 1989-1990: era e ndryshimit në Shqipëri”, organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer” në Gjermani, se komunizmi në vendin tonë ka qenë më i egri në të gjithë vendet e Europës Lindore. Duke iu referuar ndarjes nga e kaluara e errët, Kryeministri Berisha pranoi se ligji për lustracionin ka hasur kundërshti dhe kritika, për të cilat është i vetëdijshëm. “Jam i bindur se shoqëria shqiptare duhet të gjejë një mënyrë të qytetëruar pajtimi, sepse kryegjykatësi që dënoi me varje poetin sërish deri para tre vjetësh ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kurse njeriu që urdhëroi zvarritjen në mes të qytetit të lidhur me tela me gjemba të trupave të rinj gjer para një muaji vazhdonte kryehetues i vendit”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Berisha shprehu bindjen e tij se pavarësia e sistemit gjyqësor është jetike dhe vendimtare për sistemin demokratik, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, “por shoqëria shqiptare duhet të ndahet nga krimet kundër njerëzimit”. Kryeministri Berisha, duke u ndalur në periudhën e diktaturës komuniste, theksoi se ai regjim ishte më mizori, ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 11 mijë qytetarë shqiptarë, ekzekutoi në tërësi të gjithë inteligjencien perëndimore të Shqipërisë, udhëheqjen e besimeve fetare, mijëra e mijëra të tjerë intelektualë, burra dhe gra. Duke folur në këtë konferencë, Kryeministri shqiptar tha se mbi 40 mijë shqiptarë përjetuan në kampet e përqendrimit torturat më të rënda ose u dëbuan nga vendbanimet e tyre, por nuk ishin burgjet kampet apo ekzekutimet me gjyq dhe pa gjyq që përbënin numrin më të madh të viktimave në vendin tim. “Në një kohë kur çekët përjetonin revolucionin e Pragës, shqiptarët përjetonin Revolucionin Kulturor Kinez. Me qindra djem dhe vajza të reja u vranë në kufijtë e Shqipërisë ngaqë mendonin se kjo nuk përbënte ndonjë krim dhe ata që qëllonin mbi ta shpërbleheshin. Në Shkodër dhe në Sarandë trupat e të rinjve të vrarë lidheshin me tela me gjemba dhe silleshin në qytet”, - tha ai. Për kreun e qeverisë shqiptare në hierarkinë e vlerave liritë dhe të drejtat njerëzore janë më eproret. Sipas tij, lëvizja intelektuale filloi edhe në Shqipëri, ndonëse nuk kishte një stad, nuk kishte institucione kulti, nuk kishte organizata sociale.
Ligji i lustracionit
“E vërteta është se ka ngjallur kundërshti dhe kritika, për të cilat jam i vetëdijshëm. Por jam i bindur se shoqëria shqiptare duhet të gjejë një mënyrë të qytetëruar pajtimi, sepse kryegjykatësi që dënoi me varje poetin, sërish deri para tre vjetësh ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese.”
Diktatura
“Në Shqipëri numrin më të madh të viktimave e shkaktoi uria, në të cilën regjimi e zhyti vendin për më shumë se 40 vjet me radhë. 25 vjetët e fundit vendi jetonte me triska për racionet ushqimore, por triskat ishin një privilegj, sepse me to merrje një minimum bazë ushqimesh.”
Fondacioni “Konrad Adenauer”
“Ligji i lustracionit të sjellë pajtimin shoqëror në Shqipëri”
Sekretari i përgjithshëm i fondacionit “Konrad Adenauer” Micheal Thielen ka deklaruar se ligji shqiptar për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore duhet t’i japë një impuls pajtimit shoqëror në vendin tonë. “Ky ligj është diskutuar në mënyrë kontroverse në vendin tuaj si edhe në botën e jashtme. Ne i urojmë Shqipërisë që ky diskutim të arrijë në një rezultat që t’i japë një impuls të fuqishëm pajtimit shoqëror në këtë vend”, - ka deklaruar ai. Duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, Thielen ka theksuar se janë shumë të rëndësishme. “Në qershor do të keni zgjedhjet parlamentare. Vendi juaj do të pranohet këtë vit si anëtar me të drejta të plota në NATO dhe kjo na gëzon shumë. Pas kësaj qeveria juaj po përpiqet të fitojë statusin e vendit kandidat të BE-së. Të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë ratifikuar MSA-në me vendin tuaj dhe kjo është një shenjë e besimit të palëkundur në faktin se kursi i reformave të vendit tuaj është drejt një suksesi të plotë. Kjo është e nevojshme për të çuar përpara perspektivën e përbashkët europiane të Shqipërisë”, - deklaroi ai. Thielen ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit, të cilat mundësuan marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Duke folur në konferencën “Vitet 1989-1990: era e ndryshimit në Shqipëri”, Thielen i është drejtuar Kryeministri Sali Berisha duke thënë se ai (Berisha) ka hapur Shqipërinë ndaj botës për investime të mëdha ekonomike dhe ka zgjeruar marrëdhëniet e mira ekonomike me vendet e Ballkanit. “Zoti Kryeministër, që nga marrja e këtij posti ju keni çuar përpara luftën kundër korrupsionit. Qeveria juaj ka vënë në jetë reforma të rëndësishme në drejtësi, ndaj jemi të gjithë të të njëjtit mendim se pavarësia e drejtësisë duhet ruajtur dhe forcuar, si dhe duhet të respektohen parimet e shtetit ligjor”, - ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i fondacionit “Konrad Adenauer”.