Komuniteti Mysliman funksionon në formën demokratike
20/03/2009 Pavarësisht problemeve dhe shqetësimeve me të cilat është përballur vendi ynë gjatë këtyre viteve, të gjithë gëzojmë një arritje, mirësinë e së cilës nuk duhet ta harrojmë: demokracinë.
Demokracia u dha një frymëmarrje të shumëdëshiruar potencialeve intelektuale, lirisë së mendimit, besimit, të së drejtës për të shprehur, për të zgjedhur etj, të cilat janë elemente shumë të rëndësishme për prosperitetin e një vendi.
Natyrisht që përvoja jonë demokratike e shkurtër kërkon kohën e saj për t’u shëndoshur, gjë për të cilën jemi koshientë të gjithë. Në këto përpjekje konsolidimi noton e gjithë shoqëria shqiptare. Pa dyshim që dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i është bashkuar kësaj fryme që në hapat e parë të tij. Ne jemi një institucion tërësisht fetar, por që funksionon në mënyrë krejt demokratike. Për këtë arsye nuk jemi të imunizuar nga eksperienca dhe kultura e paktë që gëzojmë ne shqiptarët në demokraci. Megjithatë, me dëshirën dhe vullnetin për t’iu bashkuar kontributeve tona të përbashkëta shpirtërore, qytetare dhe kombëtare i bëjmë të ditur të gjithë opinionit publik se zgjedhjet e radhës në Komunitetin Mysliman Shqiptar janë konform dhe në respekt të të gjithave rregullave dhe statutit të këtij institucioni. Debati që është hapur kohët e fundit në medie, pavarësisht disa çasteve emocionale, i shërben frymës konstruktive, transparencës dhe konsolidimit të mëtejshëm të institucionit. Përtej këtyre emocioneve, ju bëjmë me dije se myslimanët shqiptarë nuk kanë frymë ekstremiste, as në Tiranë dhe as në të gjithë Shqipërinë. Cilido individ qoftë, që bie pre e të tilla mendësive joislame, nuk do gjejë kurrë klimën e përshtatshme për t’u kultivuar dhe rritur mes myslimanëve shqiptarë. Kontributi i myslimanëve shqiptarë gjatë shekujve i ka kaluar konturet fetare dhe është u bashkuar si një trup i vetëm vlerave kombëtare dhe patriotike mbarëshqiptare. Shqipëria është vendi i harmonisë dhe i kulturës së bashkëjetesës ndërfetare.
Ne kemi nevojë të bashkojmë të gjitha potencialet fetare dhe qytetare për të shëruar plagët e trashëguara të ateizmit dhe sëmundjet e shekullit, të cilat po kërcënojnë të gjithë familjen e madhe njerëzore. Në këtë përpjekje të përbashkët ka vend dhe janë të mirëpritura të gjitha kontributet, nga të gjithë ata që ndajnë të njëjtin shqetësim me ne. Le ta kthejmë shoqërinë drejt vlerave hyjnore, familjes së shëndoshë, paqes sociale, tolerancës, mirëkuptimit, dashurisë dhe respektit reciprok. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka qenë dhe do të jetë simbol i gjithëpërfshirës, unitetit, harmonisë dhe traditës ndërfetare të trashëguar ndër shekuj.
Myslimanët shqiptarë janë një model i mirëvlerësuar nga mbarë bota, janë krenaria e këtij vendi, të cilët kanë mbështetur të gjitha ëndrrat dhe aspiratat e kombit për integrim në familjen e madhe evropiane pa asnjë kompleks a paragjykim.
Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë