E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vetmi kunat që korrupton është ai i Dash Pezës, me tenderin e pastrimit të Tiranës

Në momentin që vijojnë akuzat mes PS dhe deputetes së PD-së, znj.Albana Vokshi, Partia Socialiste përgatitet të nxjerrë nga fabrika e baltës shpifëse një tjetër produkt të killerazhit mediatik për pasurinë e ministrave të qeverisë. Deputetja Olta Xhaçka, në një deklaratë për shtyp ia doli të linte të hamendësohej se një kunat, apo kunatë e një prej ministrave të kabinetit ka marrë me koncesion një hidrocentral duke shkelur ligjin. Sa e vërtetë është kjo, nuk dihet. Por qëllimi për të ciflosur maxhorancën me nënkuptime dhe shantazhe ia doli të përcillet. Një hije dyshime qëndron tani mbi qeverinë, edhe pse hija e dyshimit është pikërisht tek akuza socialiste? Pse nuk i thotë me emër dhe mbiemër? Pse tani? Këto akuza për kunata dhe kunetër të kujtojnë Lonin (Zef Dedën) me historinë e kunatit të shokut Xhemal. Kunati Xhemal që ishte katundar i kishte marrë motrën dhe më pas ishte bërë shoku Xhemal, pra një funksionari të partisë ai interesohet për të. Sepse Loni e ka për nder të jetë Kunati i shokut Xhemal.
Sidoqoftë shija e këtyre inskenimeve është shumë e poshtër. Socialistët në mungesë faktesh dhe arsyetimesh përdorin hamendësimin dhe shpifjen në pemën familjare për të bërë politikë. Mirëpo nëse ne do të bënin një operacion të tillë. Do të fillonim kështu pikërisht kështu: A ka ndonjëri prej jush partner të Kryetarit të Bashkisë socialiste, qoftë ky një kunat apo kunatë që ka përfituar pasuri publike për llogarinë tuaj. Mos vallë ndonjëri prej jush ka ndonjë tender plehrash që gabimisht mund ta keni vënë në emrin e kunatit Ilir Mata (Dash Peza) apo të kunatës dhe ndërkohë, si pasojë e ngarkesës së madhe me punët e shtetit keni harruar t’ia bëni letrat siç duhet. Gazeta 55 do të vazhdojë të publikojë dokumente në lidhje me aferat korruptive në dhënien e lejeve ndërtimit, të tenderëve të pastrimit të qytetit të Tiranës, dhe atyre që qeverisen nga administratorë socialistë. Gazeta 55 u bën apel të gjithë partnerëve në biznes, punë, dashuri, marrëdhënie intime me Edi Ramën Kryetar i bashkisë Tiranë, por edhe vetë kryesocialistin Edvin Rama, që të pyesin edhe njëherë kunetërit e kunatat e Dashëve të oborrit të tyre për t’u siguruar se mos u del ndonjë e papritur, siç ndodhi me rastin e pastrimit të Tiranës. U sugjerojmë po ashtu që nëse marrin vesh se ndonjë kunat apo kunatë e partnerëve në konflikt interesi në zemrën e kryetarit, apo atyre që ka marrë ndonjë licencë apo leje ndërtimi pa dijeninë e tyre, të dalin më mirë e ta deklarojnë vetë përpara publikut sepse kështu do të kenë edhe mirëkuptimin tonë. Ne realisht shpresojmë që faktet që gozhduan kunatin e Dash Pezës dhe të Tan Leprave të mos jenë krejt të sakta, por për të na siguruar se nuk jemi duke ia futur kodra pas bregut, ju lutemi partnerëve të bashkisë Rama të dalin e të bëjnë transparencë.
Aneksi i nuses së Piramidës, Olta Xhaçka/Ajo jo vetëm që është e hijshme, por është edhe e paaftë. Sa herë del përpara kamerave për të lexuar traktin e radhës për shtyp, njerëzit direkt fiksojnë rricat zift dhe buzët e trasha gjak, duke harruar akuzat që lëshon. Olta Xhaçka s’ngërthen asnjë meritë politike, për dukshmërinë mediatike, përveç gojëtarisë në selinë rozë, për t’u shfaqur intrigante. Gjithsesi, Olta mund t’i fshihet kujtdo, por jo vetvetes. Bio-politika e Olta Xhaçkës sot deputete e Partisë Socialiste mund të duket e çuditshme, por jo edhe aq. Edhe pse nuk ka asnjë meritë publike, qoftë kjo sociale apo shoqërore, të gjithë e dinë pse karriera e saj është ngritur mbi gjunjët e të tjerëve. Ajo e di shumë mirë se nuk është ndonjë meritë e madhe fitimi i lotarisë gjenetike, duke qenë se është mbesa e Sërvet Pëllumbit, njërit prej patriarkëve soc-komunistë. Patronazhi i gjyshit-patriark nuk i solli para sepse paratë ajo do t’i kishte dhe shpenzonte si ma do, duke qenë gejshja e djalit të boses së firmës rentiere “Gjallica” Shemsie Kadria. Sidoqoftë miqësia e saj me Erion Velinë - sepse kanë qenë në të njëjtën klasë - nuk është më e rëndësishme se kontributi special si “infermiere” në SHBA, në udhëtimin me të vërtetë plot hall të Të Papranueshmit Rama. Kur u kthyen tok së bashku në Shqipëri, Olta doli në pah si koordinatorja me hire e “Mjaft”-it dhe “tradhtoi” pak më vonë, duke shkuar në PS, për kontribute speciale në familjen biologjike e politike Rama. Paçka se i vetmi gjest politik që ka bërë seriozisht Olta, është dalja nga greva e urisë, si e 56-ta në numër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›