E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse po vajtojnë si kukuvajka papagajtë e Ramës?

Diktatura komuniste fanatízoi gjithë njerëzit që lartësoi pa meritë. Meqë i dha mediokritetit atributet e Perëndisë, e la shoqërísë pa shpresë. Drejtuesit e moralit kolektiv, e luftonin keqas individualizmin. Ata i tmerronte sidomos intelektualizmi. Duke qenë pa moral njerëzor, mblidhnin rreth vetes puthadorë. Por u duheshin dhe papagaj, që të përsërítin gënjeshtrat e diktatorit. Duhej lartësuar, pra, “koka” që u mbante në shpinë mëkatet. Diktaturat, si hienat, ushqehen me kufoma. Ndaj, sa më të egra të bëhen, sa më tepër ta dallojnë fundin e tyre, aq më të pashpirt i zgjedhin njerëzit, që do t’u zbatojnë “porosítë”. Plenumet dhe kongreset e komunizmit i shëmbëllenin një grumbulli papagajsh, që llomotitnin fjalët që donte udhëheqësi. Ishte ky “skifter” faqezí, që e qetësonte veten me papagaj të kënaqur, të cilët krijonin kupolën e lumturísë së “kopaçes”. Ai që shihte ëndrra të këqija, provonte hekurat dhe burgun. Të gjithë ata që nuk kishin besim në “parajsën e mjerimit”, etiketoheshin armiq dhe shpërbleheshin me plumb kokës. Majmunëría u ngrit në moral, kurse servilizmi u bë maskë për t’i shpëtuar terrorit. Njerëzit lejoheshin të flisnin lirisht vetëm për sportin dhe motin. Të lavdëroje, mund të të merrej si tallje dhe ndëshkoheshe nga drejtësía e xhahilëve. “Të gjithë kundër të gjithëve!” duhej të garantonin pushtetin e padrejtësísë. Kjo ishte deviza e mbijetesës, garancia e asaj parajse, që kalonte në “hell” edhe ata, që e kishin mbjellë. Edvin Rama ndihet i sigurtë, kur dëgjon zërin e papagajve të vet deputetë. Sidomos kur është me pushime të zgjatura. Po dhe papagajtë janë të lumtur, kur thonë fjalët, që ka sajuar fantazia e sëmurë e liderit të tyre të papërsëritshëm. Ashtu si diktatura, që, kur i vinte “veza”, kakariste duke zbuluar më shumë armiq brenda saj, edhe Edvin Rama, kur humbi zgjedhjet, nisi t’i kërkonte jashtë vetes fajtorët. Por me t’iu kujtuar papagajtë që kishte nxjerrë nga “xhepi”, nisi me ta sulmin mbi mazhorancën duke e akuzuar këtë për vjedhje votash. Dhe i detyroi papagajtë të mos shkonin as në “altarin”, për të cilin qenë votuar (!) Dhe papagajtë filluan t’i ngjanin aq shumë kryetarit, sa në konferenca shtypi nuk i dalloje dot nga njërin tjetri. Duken sikur gjithë natën kanë mësuar përmendësh fragmente të fjalimit të Edvinit. Dhe ndihen të lumtur, kur llomotitin të njëjtat shpifje, sepse mëkatet ua mban “skifteri”, që i komandon që nga hotelet luksoze të botës. Mirëpo ka kohë që papagajtë e harruan zakonin e përsëritjes së shpifjeve të Ramës, sepse ky nisi të vajtojë për fatin e shqiptarëve, që po u liberalizohen vizat dhe po marrin statusin e vendit kandidat për në BE. Jo vetëm kaq, por Edvin Rama, si misionar i dimensioneve qesharake, mendon edhe për fatin e europianëve, të cilët do të përplasen kështu me “primitivizmin” shqiptar, prandaj për t’i shpëtuar kësaj të keqeje, do të vijnë këtu vetë si turistë për të soditur nga afër qytetërimin e lashtë të Arbërisë. Duke parë “skifterin”, edhe papagajtë nisën të mësojnë mënyrën enveriste të vajtimit. Dhe filluan si vajtica, t’u qajnë hallin shqiptarëve për “krizat” dhe “korrupsionin”, për vjedhjen e votave, që vunë në hall “liberalin” e tyre. Dhe Shqipëría e bota po habitet se sa bukur kanë nisur të imitojnë kukuvajkat fjalët, por edhe gjestet e udhëheqësit të tyre historik. Ashtu si dje komunistët fanatikë, të cilët, me të parë Enver Hoxhën të vinte në kokë kapele republikë, fillonin si majmunë të mbanin dhe këta të tilla. Ashtu dhe papagajtë e Ramës po derdhin lotë krokodíli për mjerimin e shqiptarëve në konferenca shtypi, veçse me aftësí të larta profesionale.
Taní papagajtë, e shndërruar në kukuvajka, kanë nisur të studjojnë se si përlotet Edvin Rama për “krizën ekonomike”, si qurroset ai për “korrupsionin galopant” dhe si ngërdheshet i pikëlluar për vjedhjen e votave, që e lanë të ngrohet në diell. Taní kukuvajkat kanë filluar të dalin njëra pas tjetrës nëpër ekrane me pamje edhe më të trishtuar, të frymëzuar nga besími që tregoi për ta Edvini, kur i caktoi si deputetë. Deputetë të telekomanduar, që u lejohet të paraqiten në Parlament vetëm kur t’ia dojë puna “dollibashit”, sidomos tani që zgjedhjet lokale ia kanë prishur gjumin. Por edhe pse brenda PS-së ka shumë papagaj që u vjen turp të vajtojnë si kukuvajka, fryma e solidaritetit socialist ka një magjí, nga e cila mund të shpëtojë vetëm ai që ka bërë hesap të përjashtohet nga partia. Por, duke menduar se fundi i karrierës së kryetarit të tyre nuk është i largët, këta “zëra ndryshe” kanë vendosur të presin verdiktin e sovranit, i cili, përballë liberalizimit të vizave dhe aderimit në BE, nuk emocionohet nga oratorë, që dinë të sajojnë “kriza” dhe të blejnë mitingashë. Megjithatë, hëpërhë gati të gjithë janë bashkuar me korin e kukuvajkave, pa harruar zakonin e papagallit, tiparin themelor, për të cilin Rama i ka përzgjedhur si baballarë të kombit. Ashtu si Enver Hoxha, që në kongreset e bunkerizuara propozonte si udhëheqës veten, Rama mburret që papagajtë e tij vajtojnë për dështimet e qeverisë duke u paraqitur në Kuvend, vetëm kur është në humor të mirë lideri, që nuk e di as vetë sesa “fukará” është. Ky misionar i tenderave, që nuk pranon të jetë as politikan, ka nisur ta përfytyrojë veten si një mesí tokësor. Mirpo ja që fjalën e fundit e kanë në dorë ata, që sipas korit të kukuvajkave, po vdesin për bukë. Dhe, meqë Rama me bijtë e bllokmenëve nuk dëshiron t’i shohë as të lëvizin lirisht në hapësírën shengen, as të bëhen, siç janë, pjesë e Europës, këta e kanë ndëshkuar këtë “shenjtor” dhe shpurën e tij me fatin e lolove të “Bllokut”, të cilët nuk e kuptuan përse u këndonin ndër pemë kukuvajkat e fundit. Mos vallë papagajtë, e shndërruar në kukuvajka, duke vajtuar, parandiejnë epilogun qesharak të karrierës politíke të kryetarit të tyre të pashpresë ?!..

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›