Qyteti privat i Ramës

Papërgjegjshmëria e kryebashkiakut s’njeh kufij. Ai ka tentuar të ndërtojë një qytet privat me kulla 30 katëshe për bashkëmëkatarët e tij, duke e privuar kryeqytetin edhe nga e vetmja hapësirë e gjelbër që i kishte mbetur. Në atë qytet privat do të ishte edhe selia e mafias së betonit që po i zë frymën Tiranës, qytetit që keqqeveriset prej 10 vitesh nga një njeri që e urren kryeqytetin dhe e mendon qytetarin si një subjekt i cili vetëm duhet zhvatur
Edi Rama, i njohur për “dashurinë e tij me ndërtuesit”, e ka shfrytëzuar këtë afeksion të tij në mënyrën më të papërgjegjshme, për ta shndërruar njëkohësisht Tiranën në një “qytet privat” të tijin. I ardhur prej 9 vjetësh në krye të bashkisë së Tiranës, pasi mbylli aksionin e prishjes së kioskave, që kishte nisur parardhësi i tij, Edi Rama kishte gjithë terrenin e mjaftueshëm, që me trojet në kryeqytet, jo vetëm të përzgjidhte “klientët”, e thënë ndryshe “ndërtuesit e dashur” të tijtë, por edhe ti trajtonte këto prona si pronë private të vetat, a thua se ia kishte lënë trashëgimi, Kristaqi apo Aneta. Në fund të mandatit të tij të tretë, në krye të bashkisë së Tiranës, Edi Rama ia ka dalë më së miri, që falë papërgjegjshmërisë së tij, të krijojë e “komunitetin” e “ndërtuesve të dashur”. Por jo vetëm kaq. Falë këtij harmonizimi të papërgjegjshmërisë nga njëra anë dhe “ndërtuesve të dashur” të tij, nga ana tjetër, Edi Rama, njëherazi, ia ka dalë më së miri, që “qytetin e tij privat” ta katandisë në atë farë “qendre urbane” që të mos e meritojë më emrin “kryeqytet”. Nuk mjafton të shkosh shumë lart, veç diku në malin e Dajtit, dhe ti hedhësh një sy Tiranës. Qytet më kaotik, më me ndërtime pa rregull, ku nuk gjen dy objekte ti ngjajnë njëri-tjetri, nuk mund të gjesh. Kjo është pjesa e “të parit nga sipër”. Se po të hysh në brendësi të qytetit, biles, biles, jo shumë larg, por në qendër të tij, shikon dy kulla, që ngrihen mbi një ish-lulishte. Ok, këto dy kulla, Edi Rama mund ti përdorë, bie fjala për ditët e ndonjë grevë të mundshme të pretenduar si grevë urie, për të ushqyer me qofte, të pretenduarit si grevistë urie, por gjithsesi nuk mjafton... dhe një masakër e tillë urbane, është më se katastrofike. Kur mëson pastaj se pronari i këtyre dy kullave, një ish-badiguardë, u zgjua një mëngjes si biznesmen-ndërtues dhe mëngjesin tjetër si deputetë, nuk mund të rrihet pa vënë në dukje, se e vetmja aftësi e këtij, ishte se në momentin e duhur, u gjend në vendin e duhur, saktësisht pranë Edi Ramës. Po aq jo larg qendrës sa dy kullat, biles, biles, paksa më afër, Edi Rama, guxoi dhe i shiti Parkun Rinia, një tjetër “ndërtuesi të dashur” të tij, kur këtë “pasuri”, nuk e kishte të tijën jo e jo, sepse nuk kemi dëgjuar që Kristaqi apo Aneta, të kenë qenë pronar të qendrës së Tiranës, por këtë pasuri nuk e kishte as pronë të bashkisë që drejton. Duket edhe kjo nuk mjafton, për deri sa “ndërtuesi i dashur” i radhës, të ndërtonte aty një gjë në formën e gaforres, duke i shtyrë në sinorët e pretenduara si të blera nga Edi Rama edhe me të paktën dy fishin e sipërfaqes. Ky “ndërtues i dashur” i radhës, ende nuk është emëruar deputet nga Edi Rama, por nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme, ta shohim në sallën e ligjvënësve. Nga ana tjetër e qendrës së Tiranës, ka ndodhur edhe një çudi më e madhe. Ata që mbajnë mend, se diku pas 15 katëshit, ka qenë një rrugë me emrin “Urani Pano” ta harrojnë, jo emrin e Uranisë, por edhe rrugën. Sepse në vend të asaj rruge, tashmë ngrihet një pallat disakatësh, ndërtimin e të cilit po ta kishin lejuar, mund të vinte puna sa “ti bënte hije” 15 katëshit. Si për rastësi, duke mos dashur t’u besojmë fjalëve që pëshpëriten lartë e poshtë, për një lidhje në kufijtë e sentimentales të “pronarit të Tiranës’ me pronarin e pallatit, gjithsesi nuk mund të mos ju kujtojmë të gjithëve, se pavarësisht sentimentalizmave, edhe ai i pretenduar si burrë, nga Peza, sot është deputet... Nuk do të mjaftonin, jo faqe gazetash, por as koha fizike, që të shkruhej për çdo pallat të ngritur në Tiranë dhe lidhjet e “ndërtuesit të dashur”, pronar të pallatit respektivë, me Edi Ramën. Thjesht, mjafton që të hipësh edhe jo shumë lart, nga tarraca e bashkisë së Tiranës, për të parë kullat në ndërtim e sipër, në çdo anë të horizontit, dhe askush nuk ka as dyshimin më të vogël, se Edi Rama, si “pronar i Tiranës”, ua ka dhënë lejet e ndërtimit, në mënyrën më të papërgjegjshme, “ndërtuesve të dashur” të tij, që mund të jenë deputetë, apo në “listë pritjen” e kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë, nuk besohet se ka ndonjë që mendon kundër, veçse nuk është lodhur të shohë rreth e rrotull “Skënderbeut”, për të kuptuar se jo vetëm papërgjegjshmërinë e Edi Ramës, “pronarit të Tiranës”.
...