I vjedhin kuleten mban peng autobuzin
TIRAN- I vjedhin kuleten me karta krediti dhe patenten mban peng autobuzin e unazes per 15 minuta deri sa mberrin policia per te kryer verifikimin.
Edhe pas ketij veprimi te tij dhe pas mberritjes se policise kuleta e pengmarresit nuk u gjet ndersa dyshohet se personat qe kryen aktin ishin larguar me pare se personi ne fjale te diktonte vjedhjen qe i kishte ndodhur.
Ngjarja qe per pak u kthye ne nje incident dje ne mesdite mes pasagjereve te autobuzit te linjes se unazes si dhe fatorinos e drejtuesit te mjetit me kete person.
Autobuzi me te cilin ata udhetonin ne rrugen Ferit Xhajko prane stacionit te trenit u detyrua te ndalonte pas kerkeses se nje personi qe pretendonte se i kishin vjedhur kuleten ne te cilen kishte pasur nje shume te vogel parash si dhe disa karta debiti dhe kredit te disa bankave te nivelit te dyte ne vend.
Kembengulja e tij per te bllokuar autobuzin deri ne zbrazjen e xhepave te te gjithe te dyshuarve shkaktoi jo pak acarim mes pasagjereve dhe personit te cilin policia e identifikoi me inicialet R.E rreth 35 vjec me banim ne kryeqytet.
Menjehere pas lajmerimit te policise nje patrulle e uniformave blu ne kryeqytet mberriti ne zone dhe menjehere ata nisen te kryenin verifikimet e rastit per te zbuluar persona te ndryshem te mundshem qe mund te kishin kryer vjedhjen. Nga ana e tyre pasagjeret shprehen ankesa se ata po mbaheshin peng nga ky person.
Policia eshte detyruar te verifikoje te gjithe pasagjeret dhe ne fund rezultati ishte zhgenjyes per personin qe i kishte humbur kuleta. Asnje prej te dyshuarve nuk kishte marre ndonje send te tij e aq me pak kuleten. Pas ketij verifikimi ai nuk pranoi te denonconte rastin ne polici.
Pak muaj me pare blute e komisariatit te policise nr.3 dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem arrestuan dy police te dyshuar si te perfshire ne nje grup te vjedhjes se pasagjereve te autobuzeve. Grupi i xhepisteve i paguante agjenteve te krimeve 300 mije leke te vjetra ne muaj ne kembim te qetesise se tyre gjate kryerjes se veprimtarise kriminale.