Trajneri deshtoi te nxirte drogen ne nje klinike private
Arjan Korca ish- volejbollist u arrestuar nje muaj me pare ne QSUT pasi iu zbulua kokaine ne stomak
Zbulohen udhetimet e shpeshta tw ish- pjestari i i Kombetares jashte vendit dhe nw shtetet latine
TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet zbardh nepermjet sistemit TIMS te policise kufitare te gjitha hyrje-daljet e ish-volejbollistit te Kombetares shqiptare Arjan Korca i arrestuar me 12 nentor 2010 pak minuta pasi mjeket i nxoren nga stomaku 41 kapsula me 310 grame kokaine ne total. Kokaina ishte fshehur ne stomak dhe ishte transportuar nga Argjentina shtet i Amerikes Latine ne drejtim te Shqiperise.
Sipas burimeve mesohet se trajneri i nje ekipi moshash te volejbollit ne Rumani para se te kerkonte ndihme ne ambientet e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane QSUT ka tentuar te nxjerre kapsulat me kokaine ne nje klinike private.
Kjo klinike sipas policise ndodhet ne rrugen e Kavajes dhe pritet te merren ne pyetje mjeket te cilet me kerkese te 44 vjecarit Korca tentuan ti nxjerrin nga rektumi pjese e zorres se trashe 41 kapsulat e mbushura me kokaine.
Pas tentatives se deshtuar nga mjeket e kesaj klinike ish-volejbollisti kerkoi ndihme ne urgjencen e QSUT-se ne Tirane. 20 dite pasi 44 vjecari Korca kishte zbritur ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ai nuk po arrinte te nxirrte dot objektet qe kishte ne sotmak. Me 23 tetor te ketij viti ne oren 0110 pas mesnates avioni i nje prej linjave qe operojne ne Shqiperi me te cilin udhetonte ish- volejbollisti Korca zbriti ne Rinas.
Qe nga ky moment sipas hetuesve i akuzuari perdori nje sere medikamentesh per te nxjerre kapsulat qe kishte ne stomak te gelltitura ne Argjentine. Keto dyshime ish- volejbollisti i Kombetares nuk i pranoi duke shprehur habi se si u gjeten 310 gram kokaine ne stomakun tij qe ishin te nje cilesie pastertie prej 50 per qind.
Nuk e di si kane hyre ne stomakun tim keto kapsula te mbushura me kokaine pasi vete nuk do rrezikoja jeten dhe ti fusja- pati deklaruar Korca para Gjykates gjate vleresimit te arrestit ndaj tij ndersa faqeve i vershuan lotet.
Per te gjykata caktoi masen e sigurise arrest me burg deri ne fund te hetimeve. Sipas policise Korca ka hyre ne territorin shqiptar nga viti 2005 deri diten e arrestimit 11 here.
Gjate ketyre hyrjeve ai ka perdorur pikat kalimit kufitar te Hanit te Hotit Kakavijen dhe aeroportin e Rinasit. Ne te gjithe rastet sipas sistemit TIMS 44- vjecari trajneri i volejbollit ka perdorur pasaporten rumune pasi per shkak te qendrimit te gjate ne kete vend ai ishte pajisur edhe me shtetesine e ketij vendi.
Arjan Korca ka qene i martuar me nje shtetase rumune me te cilen pak kohe me pare eshte divorcuar ndersa nga kjo martese ai ka nje vajze e cila qendron me nenen e saj ne Rumani. Ish-volejbollisti prej veres se ketij viti ishte kthyer per te qendruar ne Tirane prane prinderve te tij ndersa levizte shpesh nga Shqiperia ne kerkim te talenteve te volejbollit pune qe e kryente paralelisht me ate te trajnerit.
Ish-volejbollisti Korca ka pranuar se ka qene ne Argjentine per motive pune ndersa ka qendruar disa dite ne Paris para se te kthehej ne Shqiperi me 23 tetor 2010. Ky version eshte deklaruar edhe nga familja e tij te cilet shoqeruan njeriun e tyre ne QSUT ku iu nxoren 41 kapsula ne forme cilindrike me nje mase total prej 310 grame kokaine.
Pasaportat
04293866-RO pasaporte rumune
10457981-RO pasaporte rumune
085622874-RO pasaporte rumune
Korca udhetime te shpeshta jashte vendit
I arrestuari Arjan Korca per te hyre ne Shqiperi dhe dale ne te shumten e rasteve ka perdorur aeroportin Nene Tereza ne Rinas e ne disa raste pike kalimet kufitare te Hanit te Hotit te rrethit Shkoder dhe Kakavijes se Gjirokastres.
Dalja e fundit nga Shqiperia sipas sistemit TIMS ka qene me 7 tetor dhe eshte kthyer ne Shqiperi me 23 tetor 2010 per tu arrestuar me 12 nentor ne ambientet e QSUT-se. Sipas sistemit TIMS trajneri Korca nga Shqiperia ka dale ne vitin 2004 dhe po ne kete vit eshte kthyer me pas tre here ne vitin 2005 ka dale nga Shqiperia per tu kthyer po tre here ne kete vit.
Gjithashtu nje here ka hyre dhe dale nga Hani i Hotit te Shkodres ne vitin 2006 per te vazhduar edhe veren e vitit 2007 dhe 2008 qe ka shfrytezuar kete pike kalimi kufitar per te hyre dhe dale nga Shqiperia. Me pas ne vitin 2007 rezulton se njehere ka dale nga Shqiperia ne drejtim te Greqise nepermjet pike kalimit kufitar te Kakavijes.
Me pas po ne tetor te 2009 ka hyre ne Shqiperi dhe ne fillim te muajt nentor ka dale nga Shqiperia nepermjet pike kalimit kufitar te Rinasit. Po kete rruge i arrestuari Korca e ka perdorur ne tre raste ne vitin 2010 ne muajin shkurt shtator dhe tetor kur edhe eshte kthyer.
Ne Paris fjeta tek disa djem nga Durresi
Prej kohesh jetoj ne Rumani e punoj me nje ekip te rinjsh volejbolli nepermjet te ciles kam siguruar jetesen atje por edhe shtetesine rumune. Pas hyrjes se Rumanise ne BE shfrytezova rastin per ta perdorur levizjen e lire per pune ne vende te ndryshme perendimore e te Amerikes Latine.
Edhe ne kete rast rreth kater jave me pare kam shkuar ne Argjentine dhe me pas jam kthyer ne Paris te Frances ku rastesisht jam njohur me dy djem qe nga theksi i komunikimit ishin nga rrethi i Durresit. Duke pare se nuk kisha ku te rrija ata me ofruan banesen e tyre per ca dite. Pas dy ditesh qendrimi aty u ndjeva keq dhe me dhimbje barku.
Mendova se ato me vinin nga heqja e 1/3 se stomakut qe e kam operuar prej kohesh. Nuk mbaj mend se cfare ndodhi me mua pasi kam humbur ndjenjat per dy dite. Me pas jam zgjuar dhe dy djemte me lane ne rruge te madhe duke me kerkuar qe te largohesha. Me pas rreth tri jave me pare u ktheva ne Shqiperi. Erdha ketu e serish nisa te kem dhimbje barku.
Edhe ne kete rast mendova se vinte nga operimi i kryer kohe me pare. Per kete shkak mora mjekime por dhimbja nuk ndalej. U vizitova te mjeku i cili me dha disa ilace qe nuk me bene derman. Duke pare dhimbjet e forta qe kisha kerkova ndihme ne urgjencen e QSUT-se ku pasi me eshte bere nje Eko-Grafi mjeku me tha se kisha sende te huaja ne stomak.
U habita dhe i kerkova ti nxjerrin nese munden. Aty iu nenshtrova nje nderhyrjeje mekanike per nxjerrjen e sendeve te huaja. Ato rezultuan se ishin qese te mbushura me kokaine. Nuk e di kush dhe si kane hyre ne stomakun tim pasi vete nuk do rrezikoja jeten dhe ti fusja-pate thene 44 vjecari Korca me lot ne sy para gjykates.
Eko-ja zbuloi kapsulat e kokaines
Trajneri i ekipit te para te rinjve te Volejbollit ne Rumani 44- vjecari Arjan Korca pasditen e dates 12 nentor ka kerkuar ndihme ne QSUT per dhimbje barku. Pas ekzaminimit me ECHO mjeket kane konstatuar sende te huaja ne stomak. Pas ketij konstatimi mjeket kane vendosur qe me ndihmen e instrumenteve mjekesore te nderhyjne per ti nxjerre kapsulat qe ndodheshin ne stomak.
Pasi i kane dhene anestezi te pergjithshme 44 vjecarit mjeket kane filluar me mjete mekanike ti nxjerrin qeset e mbushura me kokaine nga zorra e trashe. Ku mbremjen e 12 nentorit jane nxjerre 30 kapsula dhe mengjesin e dates 13 nentor i kane nxjerre edhe 11 kapsula te tjera nga stomaku i Korces