I vrari në Kamzë qëlloi me armë në universitet
Flamur Krasniqja (Toskaj), i vrarë të enjten në mbrëmje në qendër të Kamzës, sipas Policisë, njihej si person me disa precedentë penalë gjatë tetë viteve të fundit. Problemet e tij me Drejtësinë kishin nisur në vitin 2005, kur u akuzua për grabitjen e mbetur në tentativë të një automjeti në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 28 shkurt 2005, rreth orës 21:30. Flamur Toskaj, i cili ka qenë duke ecur me një automjet me disa persona të tjerë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kanë parkuar përpara hotel Rogner. Aty ka zbritur Flamur Toskaj dhe një shtetas tjetër, të cilët kanë dalë në anën tjetër të rrugës. Personi i dytë është larguar, kurse Flamur Toskaj i është afruar makinës tip Benz 200 me targë TR 91… (red) H, pronë e shtetasit E. Sh., dhe ka tentuar të hapë derën e mjetit me një çelës të përshtatur për këtë qëllim. Në këtë moment ka filluar të bjerë sinjali i alarmit të makinës dhe i trembur nga ky fakt, Flamur Toskaj është larguar menjëherë dhe ka kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke hipur në makinën që e priste aty, të cilën e drejtonte një i njohur i tij. Ata më pas janë larguar në drejtim të hotel Dajtit, por …
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)