E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret fqinjin në arë për burimin e ujit

Vritet për burimin e ujit një 70-vjeçar që vadiste arën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Xibër-Hane, lagjja Tejlum i komunës Xibër. Viktima Liman Diku u vra me armë gjahu nga fqinji i tij 32-vjeçar pas një konflikti që kishte nisur prej shumë vitesh për burimin e ujit me të cilën ata vadisnin tokat e tyre. I moshuari po vadiste i vetëm deri në orët e vona, kur bashkëfshatari i tij, Medi Tahiri, ka shkuar në vendin ku ndodhej dhe e ka qëlluar me një armë zjarri të cilën, siç mësohet, e kishte me leje. Ngjarja dyshohet se ka për motiv një konflikt për pronësi të një burimi uji. Familja e viktimës dhe e autorit kanë qenë në konflikt të hershëm dhe nuk kishin arritur të gjenin një rrugë të mesme për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bënë të ditur burime të Policisë së Burrelit. Banorë të zonës u shprehën se konflikti i autorit 32- vjeçar Medi Tahiri, që çoi në vrasjen e Liman Dikut, kishte nisur edhe me persona të tjerë që ….

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, ne versionin print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›