E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, urdhër Akuzës: Të hetohet kryekomunari

Gjykata e Apelit në Tiranë

Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë formë të prerë urdhrit drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të rihetuar dosjen e mbyllur ndaj kryetarit të komunës Gosë në Kavajë, i akuzuar nga ILDKP për shmangie të deklarimit të pasurisë.

Apeli ka lënë në fuqi një vendim të Shkallës së Parë, që e detyron Prokurorinë e kryeqytetit të rihetojë ish-kryetarin e komunës Gosë, Kavajë, Sinan Shala, i dyshuar për fshehje e deklarim të rremë të pasurisë. Pas qëndrimit të mbajtur nga Gjykata e Apelit, vendimi tashmë merr formë të prerë. Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shala ka deklaruar vlera të rreme të kontratave shitblerje trojesh me vlera mijëra euro, nuk mbulon me burime të ligjshme disa shuma të konsiderueshme parash, nuk ka deklaruar tri automjete, si dhe ka përfituar nga një pronë shtetërore duke iu shmangur tatimeve.

HISTORIA

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, i shpallur në qershor nga një treshe e kryesuar nga gjyqtari Lefter Jahaj dhe anëtarë gjyqtarët Genti Shala dhe Metush Saraçi, më 23 mars 2011 ndaj ish-kryekomunarit Shala ka nisur një procedim…

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama, ne versionin print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›