Shmangia nga TVSH-ja, tatimet kontroll biznesit
01/04/2010 Rreth një mijë subjekte të vogla shpallin falimentimin për ti shpëtuar futjes së taksës së re
Tatimorët do të kalojnë në sitë të gjithë bizneset që mendohet se i janë shmangur pragut të ri të tatimit të vlerës së shtuar, nëpërmjet falimentimit të qëllimshme dhe rihapjes së aktivitetit me emër të ri. Vendimit për ulje të pragut të Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 8 në 5 milionë lekë xhiro-vjetore, po shoqërohet me fenomenin e vetëmbylljes nga ana e bizneseve të aktivitetit, për tju shmangur këtij tatimi. Sipas përfaqësuesve të bizneseve me qindra subjekte të vegjël, po përpiqen të fshehin xhiron e tyre, për të mbetur jashtë skemës së TVSH-së, duke u mbyllur dhe hapur sërish me emër të ri. Për të luftuar këtë fenomen, Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Besnik Nuredini, deklaroi dje se inspektorët tatimorë janë në terren për të verifikuar si rastet e falimentimit, ashtu dhe ato të mos regjistrimit si subjekte të TVSH-së. Sipas numrit dy të tatimeve, rreth 20 për qind e biznesit të vogël, që në bazë të informacionit të marrë nga vendorët pritej të bëhej pjesë e skemës së TVSH, ka deklaruar falimentin. "Janë rreth 1 mijë biznese të mbyllur. Verifikimi përfundon brenda prillit, do kemi një pasqyrë të qartë", deklaroi ai. Nuredini shpjegon se ky kontroll ka për qëllim shmangien e evazionit fiskal. Prej janarit të këtij viti, bizneset që realizojnë një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, përfshihen në skemën e TVSH-së, duke i detyruar mbajtjen e evidence me anë të faturave tatimore për çdo transaksion të kryer, kjo masë tenton të luftojë informalitetin në ekonomi. Ky ka qenë një ndër ligjet që ka ngjallur mjaft debate mes përfaqësuesve të biznesit dhe atyre të qeverisë tashmë do të gjejë zbatim, duke sjellë një sërë procedurash të reja që do të zbatohen nga tatimet, si dhe nga vetë bizneset. Një ndër ndryshimet e parë të përcaktuar në ligj është edhe kufiri minimal i regjistrimit për bizneset. Nëse në ligjin e kaluar ky kufi ishte 2 milionë lekë (për vit kalendarik) ose ndonjë shumë tjetër e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, tani përcaktohet vetëm me VKM. Duke pasur parasysh se shumë prej bizneseve që mund të kalojnë pragun prej 5 milionë lekësh xhiro në vit mund të deklarojnë falimentimin në ligjin e ndryshuar “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, janë ndryshuar edhe procedurat për çregjistrimin e tyre nga organet tatimore. Pikërisht këtë pikë po shfrytëzojnë edhe bizneset për ti shpëtuar kësaj takes duke u rihapur sërish me emër tjetër. Në ligj përcaktohet se personi i tatueshëm detyrohet të kërkojë çregjistrimin jo më vonë se 15 ditë nga dita e fundit kur ai ka kryer furnizime të tatueshme, si pjesë e veprimtarisë ekonomike. Personi i tatueshëm që kërkon të çregjistrohet u nënshtrohet procedurave të parashikuara në ligjin “Për procedurat tatimore”. Gjithashtu saktësohet se organet tatimore refuzojnë të regjistrojnë dhe të çregjistrojnë çdo person që nuk është as i detyruar dhe as ka të drejtë për tu regjistruar, me efekt nga data që ky person nuk ka të drejtë të regjistrohet.
Çregjistrimi
Në çastin e çregjistrimit, personi i tatueshëm është i detyruar të paraqesë një formular deklarimi, i cili përmban informacionet, që kërkohen nga organi tatimor si dhe të bëjë pagesën përfundimtare. Megjithatë, tatimet po vazhdojnë kontrollet për të evidentuar abuzuesit me çregjistrimin.
Përjashtimi
Ndryshimet në ligjin e ri kanë përcaktuar edhe rastet kur TVSH-ja do të zbatohet në rastet zero për qind për eksportin dhe transportin ndërkombëtar. Kështu, kjo taksë zbatohet në këtë masë për mallrat që eksportohen nga territori i Shqipërisë, si dhe për transportin ndërkombëtar të mallrave ose të pasagjerëve.
Arsimi
Sektori privat dhe ai shtetëror i arsimit nuk paguajë TVSH-në. Ligji i ri parashikon forcim të rregullave për bizneset që çregjistrohen nga TVSH-ja dhe heqjen e tatimit në fjalë për sektorin e arsimit. Sipas këtij ligji, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti, arsimi privat do të përjashtohet nga kjo taksë.
Afati
Dje ishte afati i fundit për plotësimin nga ana e biznesit të vogël të formularëve të vetëdeklarimit të të ardhurave. Procesi në fjalë filloi më 9 mars dhe mbyllet ditën e sotme, por përfaqësuesit e biznesit të vogël deklarojnë se po hasin mjaft probleme në plotësimin e tyre.