“Ekzekutoni vendimet penale”
Autori i Lajmit: red.
Disa prej të dënuarve të burgut të Lezhës kanë refuzuar ushqimin e burgut me pretendimin se nuk janë ekzekutuar vendimet penale. Që prej dy ditësh disa të dënuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal në Lezhë kanë refuzuar ushqimin e institucionit duke prishur regjimin e përditshëm të IEVP. Çështjet kryesore që janë ngritur nga këta të dënuar përshijnë vonesat e ekzekutimit të vendimeve penale, mosnjohja e ditëve të punës për efekt ulje dënimi, kërkesa për ulje dënimi dhe për amnistitë e fundvitit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Burgjeve, sipas të cilave, mësohet se përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkuan për të takuar të dënuarit dhe për të dëgjuar nga afër pretendimet e tyre. Pas verifikimeve të bëra, rezultoi se asnjë nga të dënuarit që refuzonin ushqimin nuk kishte të drejtë ligjore për të kërkuar ulje dënimi ose amnisti, ose të kishte pasur raste për vonesa në ekzekutimin e vendimeve penale, apo të kishin qenë në marrëdhënie pune në institucion.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008