Droga, shkatërrohet një tjetër bandë italo-shqiptare
Një tjetër rrjet shqiptaro-italian, që merrej
me trafikun e drogës është goditur dje nga
Guardia di Finanza në Itali. 22 persona, mes të
cilëve italianë, nigerianë dhe shqiptarë janë
arrestuar në kuadër të një operacioni policor
në orët e para të mëngjesit të djeshëm në
Itali. Të prangosurit dyshohen se janë anëtarë
të një organizate të specializuar në trafikun e
kokainës dhe heroinës. Rreth 100 agjentë të
skuadrës së lëvizshme të Veronës ekzekutuan 22
urdhër-arrestet me burg në Veneto, Lombardi
dhe Trentino. Hetimet e policisë italiane kishin
nisur në janarin e vitit të kaluar dhe zbuluan se
organizata importonte kokainë dhe heroinë që
shpërndahej në Italinë e Veriut, deri në dy kg
drogë në javë, duke siguruar një fitim prej disa
qindra mijëra eurosh. Sipas hetuesve, më pas
këto para transferoheshin në vendet nga vinte
kokaina. Organizata, sipas policisë italiane,
karakterizohej nga përbërja e shumëllojshme
etnike dhe anëtarët e saj punonin si një e tërë
dhe jo të ndarë në grupe të tjera, siç ndodh zakonisht
në këto raste. Gjatë hetimeve janë identifikuar
qindra blerës të kokainës dhe heroinës,
të rritur dhe adoleshentë, sa studentë aq edhe
punëtorë, të punësuar e profesionistë.