Tiranë, adoleshenti vret babanë: Më rrihte çdo natë
Krimi ka tronditur një
familje në fshatin Mal
Mner të Tiranës. Një
adoleshent ka ekzekutuar
të atin, pas një grindjeje banale.
Elton Lika e ka pranuar këtë
krim të rëndë, duke shpjeguar për
uniformat blu se i ati, Ahmeti, e
keqtrajtonte vazhdimisht. Krimi
i rëndë mendohet se ka ndodhur
dy net më parë, ndërkohë që
autori i mitur është prangosur
mesditën e djeshme. Policia e
Tiranës tha se dy net më parë
është njoftuar se një vrasje kishte
ndodhur në fshatin Mal Mner të
Komunës Zall-Bastar. Menjëherë
për në vendin e ngjarjes janë
nisur uniformat blu të grupit të
gatshëm dhe më pas ato të seksionit
të vrasjeve. Kur kanë mbërritur
në vendin e ngjarjes janë
vënë në dijeni se kishin të bënin
me një krim brenda familjes, që
shënon të dytin në kryeqytet
brenda tri ditëve. Sipas informacioneve
të mbledhura, 50-vjeçari
Ahmet Lika ishte qëlluar me
një armë automatik, e cila i ka
shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, konfirmohet
se autori i këtij krimi është djali i
tij 16-vjeçar, Elton Lika, i cili ishte
larguar nga vendi i ngjarjes. Por ai
është kapur nga forcat e policisë
vetëm mesditën e djeshme. Burimet
policore thanë se menjëherë
strukturat e posaçme kanë nisur
punën për kapjen e adoleshentit
dhe brenda disa orëve është
mundësuar prangosja dhe shoqërimi
i tij për në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës. Pas krimit, ai
është fshehur në fshatin Linzë,
por vetëm për pak orë, pasi forcat
e policisë mundësuan kapjen e tij
përgjatë rrugës së këtij fshati, në
afërsi të repartit ushtarak.
Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti
e ka pranuar krimin e kryer
ndaj të atit, madje ka treguar
pendesë dhe ka shpjeguar arsyet
që e detyruan të ndërmerrte një
hap të tillë. "Vrava babanë se më
rrihte", është shprehur 16-vjeçari
para uniformave të policisë. Më
ka keqtrajtuar vazhdimisht dhe
nuk duroja dot më. "Në polici nuk
e denoncova se kisha frikë prej tij,
kështu që rrëmbeva armën dhe
qëllova mbi të", ka detajuar më
tej skenën e krimit Elton Lika. Ai
ka rrëfyer për oficerin e policisë
gjyqësore edhe mënyrën si e
kishte kryer krimin dhe faktin se
arma ishte e babait të tij.
Megjithatë, në prani të psikologut
është vënë re se i riu nuk ka
qenë plotësisht i ndërgjegjshëm
se çfarë kishte bërë, deri në
momentin që ka qëlluar mbi të
atin. Më pas, ai është larguar nga
shtëpia, ku ka ndodhur krimi
dhe është arratisur deri në orët e
mesditës së të djeshmes. Madje,
burimet policore thanë se edhe
gjatë arrestimit kanë vënë re
shenja frike tek adoleshenti dhe
dyshohet se mund të ketë edhe
probleme mendore.
Ky është krimi i dytë brenda
familjes që ka ndodhur gjatë tri
ditëve të fundit në Tiranë. Pak
ditë më parë, në lagjen Medrese,
një 35-vjeçar vrau nënën e tij,
pasi nuk i jepte lekët e pensionit
për të blerë drogë. Alkent Birko
qëlloi disa herë me thikë mbi
Shpresa Hoxhën, duke e lënë të
vdekur në vend. Policia deklaroi
se ata kishin pasur një konflikt
të momentit, pasi Birko ishte
përdorues heroine dhe herë pas
here kërkonte para në shtëpi
për të plotësuar nevojat e tij
prej narkomani. Megjithatë, pas
kryerjes së krimit, Alkent Birko
u vetëdorëzua në polici, duke u
paraqitur në Komisariatin e Policisë
Nr. 3 të kryeqytetit. Aty rrëfeu
edhe motivin dhe rrethanat e
krimit të rëndë.
Vetëvritet psikologu i Burgut të Vaqarrit
Psikologu i një prej burgjeve
në Tiranë i jep fund jetës
duke u vetëvrarë. Edhe pse
për vite të tëra është përpjekur që
nëpërmjet "terapive" psikologjike
t‘ua lehtësojë "hallet" njerëzve
me probleme psikologjike në
burg, s‘ka mundur dot të "pengojë"
vetveten, në momentet që
ka vendosur t‘i japë fund jetës.
Borxhet dhe disa konflikte në
familje dyshohet se kanë çuar
Përparim Gjyshen drejt aktit
të vetëflijimit. Policia e Tir
ka njoftuar për këtë ngjarje,
se ajo ka ndodhur paraditen e
djeshme, pikërisht në rrugën
"Jordan Misja". Burimet zyrtare
të policisë shpjeguan se rreth
orës 10.30 të ditës së enjte, në
ambientet e banesës së tij, Përparim
Selman Gjyshja, 44 vjeç, ka
qëlluar me armë tip pushkë veten
e tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes
shkuan shërbimet policore të Komisariatit
të Policisë Nr. 3 Tiranë,
si edhe specialistët e seksionit të
posaçëm kundër krimit ndaj jetës
e shëndetit, si dhe u formua grupi
hetimor për të hetuar mbi këtë
ngjarje. Nga hetimet paraprake
të kryera rezultoi se viktima ishte
psikolog pranë Burgut të Vaqarrit.
Ndërkohë, më vonë janë marrë
në pyetje edhe të njohurit e viktimës,
të cilët kanë dëshmuar në
lidhje me motivet e mundshme,
që kishin çuar këtë person drejt
vetëvrasjes. Sipas të dhënave hetimore,
Gjyshja kishte marrë një
pushkë të adaptuar dhe kishte
hyrë në banjë, duke i dhënë fund
jetës. Krisma ka lemerisur gjithë
banorët, të cilët kanë shkuar për
t‘i dhënë ndihmë, por ka qenë tepër
vonë, pasi ai ka ndërruar jetë
menjëherë pas këtij akti. Sipas
të dhënave hetimore, 44-vjeçari
mund t‘i këtë dhënë fund jetës
pas disa konflikteve familjare
për disa borxhe të pashlyera ndaj
personave të ndryshëm, por policia
po shikon edhe pista të tjera
hetimore mbi këtë vetëvrasje.
familje në fshatin Mal
Mner të Tiranës. Një
adoleshent ka ekzekutuar
të atin, pas një grindjeje banale.
Elton Lika e ka pranuar këtë
krim të rëndë, duke shpjeguar për
uniformat blu se i ati, Ahmeti, e
keqtrajtonte vazhdimisht. Krimi
i rëndë mendohet se ka ndodhur
dy net më parë, ndërkohë që
autori i mitur është prangosur
mesditën e djeshme. Policia e
Tiranës tha se dy net më parë
është njoftuar se një vrasje kishte
ndodhur në fshatin Mal Mner të
Komunës Zall-Bastar. Menjëherë
për në vendin e ngjarjes janë
nisur uniformat blu të grupit të
gatshëm dhe më pas ato të seksionit
të vrasjeve. Kur kanë mbërritur
në vendin e ngjarjes janë
vënë në dijeni se kishin të bënin
me një krim brenda familjes, që
shënon të dytin në kryeqytet
brenda tri ditëve. Sipas informacioneve
të mbledhura, 50-vjeçari
Ahmet Lika ishte qëlluar me
një armë automatik, e cila i ka
shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, konfirmohet
se autori i këtij krimi është djali i
tij 16-vjeçar, Elton Lika, i cili ishte
larguar nga vendi i ngjarjes. Por ai
është kapur nga forcat e policisë
vetëm mesditën e djeshme. Burimet
policore thanë se menjëherë
strukturat e posaçme kanë nisur
punën për kapjen e adoleshentit
dhe brenda disa orëve është
mundësuar prangosja dhe shoqërimi
i tij për në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës. Pas krimit, ai
është fshehur në fshatin Linzë,
por vetëm për pak orë, pasi forcat
e policisë mundësuan kapjen e tij
përgjatë rrugës së këtij fshati, në
afërsi të repartit ushtarak.
Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti
e ka pranuar krimin e kryer
ndaj të atit, madje ka treguar
pendesë dhe ka shpjeguar arsyet
që e detyruan të ndërmerrte një
hap të tillë. "Vrava babanë se më
rrihte", është shprehur 16-vjeçari
para uniformave të policisë. Më
ka keqtrajtuar vazhdimisht dhe
nuk duroja dot më. "Në polici nuk
e denoncova se kisha frikë prej tij,
kështu që rrëmbeva armën dhe
qëllova mbi të", ka detajuar më
tej skenën e krimit Elton Lika. Ai
ka rrëfyer për oficerin e policisë
gjyqësore edhe mënyrën si e
kishte kryer krimin dhe faktin se
arma ishte e babait të tij.
Megjithatë, në prani të psikologut
është vënë re se i riu nuk ka
qenë plotësisht i ndërgjegjshëm
se çfarë kishte bërë, deri në
momentin që ka qëlluar mbi të
atin. Më pas, ai është larguar nga
shtëpia, ku ka ndodhur krimi
dhe është arratisur deri në orët e
mesditës së të djeshmes. Madje,
burimet policore thanë se edhe
gjatë arrestimit kanë vënë re
shenja frike tek adoleshenti dhe
dyshohet se mund të ketë edhe
probleme mendore.
Ky është krimi i dytë brenda
familjes që ka ndodhur gjatë tri
ditëve të fundit në Tiranë. Pak
ditë më parë, në lagjen Medrese,
një 35-vjeçar vrau nënën e tij,
pasi nuk i jepte lekët e pensionit
për të blerë drogë. Alkent Birko
qëlloi disa herë me thikë mbi
Shpresa Hoxhën, duke e lënë të
vdekur në vend. Policia deklaroi
se ata kishin pasur një konflikt
të momentit, pasi Birko ishte
përdorues heroine dhe herë pas
here kërkonte para në shtëpi
për të plotësuar nevojat e tij
prej narkomani. Megjithatë, pas
kryerjes së krimit, Alkent Birko
u vetëdorëzua në polici, duke u
paraqitur në Komisariatin e Policisë
Nr. 3 të kryeqytetit. Aty rrëfeu
edhe motivin dhe rrethanat e
krimit të rëndë.
Vetëvritet psikologu i Burgut të Vaqarrit
Psikologu i një prej burgjeve
në Tiranë i jep fund jetës
duke u vetëvrarë. Edhe pse
për vite të tëra është përpjekur që
nëpërmjet "terapive" psikologjike
t‘ua lehtësojë "hallet" njerëzve
me probleme psikologjike në
burg, s‘ka mundur dot të "pengojë"
vetveten, në momentet që
ka vendosur t‘i japë fund jetës.
Borxhet dhe disa konflikte në
familje dyshohet se kanë çuar
Përparim Gjyshen drejt aktit
të vetëflijimit. Policia e Tir
ka njoftuar për këtë ngjarje,
se ajo ka ndodhur paraditen e
djeshme, pikërisht në rrugën
"Jordan Misja". Burimet zyrtare
të policisë shpjeguan se rreth
orës 10.30 të ditës së enjte, në
ambientet e banesës së tij, Përparim
Selman Gjyshja, 44 vjeç, ka
qëlluar me armë tip pushkë veten
e tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes
shkuan shërbimet policore të Komisariatit
të Policisë Nr. 3 Tiranë,
si edhe specialistët e seksionit të
posaçëm kundër krimit ndaj jetës
e shëndetit, si dhe u formua grupi
hetimor për të hetuar mbi këtë
ngjarje. Nga hetimet paraprake
të kryera rezultoi se viktima ishte
psikolog pranë Burgut të Vaqarrit.
Ndërkohë, më vonë janë marrë
në pyetje edhe të njohurit e viktimës,
të cilët kanë dëshmuar në
lidhje me motivet e mundshme,
që kishin çuar këtë person drejt
vetëvrasjes. Sipas të dhënave hetimore,
Gjyshja kishte marrë një
pushkë të adaptuar dhe kishte
hyrë në banjë, duke i dhënë fund
jetës. Krisma ka lemerisur gjithë
banorët, të cilët kanë shkuar për
t‘i dhënë ndihmë, por ka qenë tepër
vonë, pasi ai ka ndërruar jetë
menjëherë pas këtij akti. Sipas
të dhënave hetimore, 44-vjeçari
mund t‘i këtë dhënë fund jetës
pas disa konflikteve familjare
për disa borxhe të pashlyera ndaj
personave të ndryshëm, por policia
po shikon edhe pista të tjera
hetimore mbi këtë vetëvrasje.