Kreu i PR, Mediu vizitë në Kalimash
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, në shoqërinë e Kongresmenit amerikan, Robert Aderholt, kanë vizituar rrugën Durrës-Kukës. Ata janë ndalur në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash dhe kanë vizituar tunelin në Kalimash, i cili këto ditë është duke u hapur nga të dyja anët. Kongresmeni amerikan, Aderholt, gjatë kësaj vizite u shpreh se kishte mbetur i mahnitur nga ky projekt kaq madhështor. Në këtë rrugë janë përdorur standarde të larta, të njëjta me vendet perëndimore. Kjo rrugë është rruga e cila do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën dhe kjo do të përbëjë zhvillim për të dy vendet.