Topalli: Rama po hedh baltë mbi rrugën
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shoqëruar nga banorë të Rrëshenit ka parë nga afër punimet në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash ku u takua edhe me drejtuesit e këtij projekti me të cilët bisedoi mbi ecurinë e punimeve. Duke e cilësuar këtë rrugë si një mrekulli infrastrukturore dhe si një projekt kolos, Kryetarja e Kuvendit tha se, "Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë kolos më të madh infrastrukturor". Topalli ka akuzuar kryetarin e bashkisë njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama, se po hedh baltë dhe helm mbi këtë rrugë.