Asfaltimi i rrugës “Ilmi Rakovica” në “Kodër të Diellit” krijon pakënaqësi tek qytetarët

Prishtinë, 17 gusht - Banorët e rrugës “Ilmi Rakovica” në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë kanë shfaqur shqetësim në lidhje me rrugën që aktualisht është duke u asfaltuar në lagjen atyre, shkruan gazeta Koha Ditore. Në këtë shqetësim, që ata e kanë paraqitur nëpërmjet kryetarit të Iniciativës Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës, Ejup Bajrami, banorët kanë thënë se rruga është duke u ndërtuar me disa lëshime profesionale. Një prej tyre që Bajrami e ka potencuar është nivelimi i trotuarit me rrugën e asfaltuar.
Bajrami e ka akuzuar Komunën e Prishtinës se nuk është duke i kontrolluar mirë kompanitë që ua jep punët.
“Qysh tashti anësoret e trotuarit janë gati të barabarta me nivelin e rrugës, kurse kur kihet parasysh që kësaj rruge duhet t’i shtrohet edhe një shtresë asfalti prej 5 centimetrash, atëherë rruga mund ta kapërcejë nivelin e trotuarit, që nuk ndodh askund”, ka theksuar Bajrami. Ky ka theksuar se edhe gojarisht i ka njoftuar për këto lëshime organet komunale, porse ata nuk ia kanë përfillur mendimin.
Bajrami ka treguar se kur një zyrtari komunal i ka thënë se edhe anësoret në rrugë janë duke i vendosur gabim, sepse shtrirjen e tyre që prej fillimi e kanë bërë në kundërshtim me formën e vendosjes ka thënë se ka marrë përgjigje të çuditshme.
“Ia kanë nisur kështu dhe le të vazhdojnë deri në fund”, është përgjigjja, të cilën Bajrami thotë se e ka marrë nga zyrtari i Komunës. Kryetari i Iniciativës Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit … Bajrami ka theksuar se për këtë edhe zyrtarisht do t’i ankohen Komunës.
“Ne banorët që jetojmë pran[ kësaj rruge jemi pajtuar që edhe me letra t’i ankohemi Komunës, gjë të cilën do të bëjmë brenda dy ditësh”, ka thënë Bajrami.
Banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge janë ankuar edhe në fillim të punimeve në këtë rrugë.
Ankesa e tyre e parë kishte të bënte me mosvendosjen e kabllove nëntokësore të energjisë elektrike, të cilat sipas tyre janë të shtrira deri në rrugën “Gazmend Zajmi”. Ata shfaqnin drojën se pas një kohe jo fort të gjatë dikujt do t’i bjerë ndërmend që t’i vendosë kabllot nëntokësore edhe të energjisë elektrike dhe “pos që do ta shkretojnë rrugën sërish do të krijohen edhe humbje më të mëdha të parasë publike”.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, rrugën “Ilmi Rakovica” që është duke u asfaltuar në “Kodër të Diellit” e ka vlerësuar si më të kompletuarën në kryeqytet.
“Në atë rrugë Komuna është duke e rregulluar komplet infrastrukturën, duke i vendosur të gjitha kabllot nëntokësore”, ka thënë Gashi, sipas të cilit “qytetarët në disa raste po ankohen edhe pa të drejtë”.
Ndërkaq, përkitazi me nivelin e njëjtë të rrugës me trotuarin si edhe vendosjen gabimisht të anësorëve që përkufizojnë rrugën e asfaltit me trotuaret, Gashi, as s’i ka mohuar as mohuar ankesat e banorëve.
“Projekti i rrugës është në procedurë. Aty janë duke u kryer punët, andaj derisa të mbarojnë punët nuk mund të dihet se si do të vazhdojnë ato”, ka thënë Gashi me premtimin se nëse punimet nuk kryhen në pajtim me projektin atëherë projekti nuk pranohet teknikisht.
“Pas përfundimit të rrugës, ekipi i ekspertëve duhet ta vlerësojë se a janë zhvilluar mirë punimet. Për çdo mangësi, kompania punëkryerëse është e obliguar t’i evitojë gabimet, ka përfunduar Gashi.