Stefanoviç: Marrëveshje me komandantin e KFOR-it

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se ka arritur marrëveshje me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, që deri nesër në mëngjes, njësia speciale e policisë së Kosovës, të tërhiqet nga posto-blloqet në veri.
Stefanoviç, i ka deklaruar gazetarëve se është rënë në një marrëveshje, që në Bërnjak dhe Jarinë të kthehen pjesëtarët serbë të policisë së Kosovës, "ashtu siç kanë qenë deri më tani”.
Marrëveshja do të zbatohet deri nesër në mëngjes, deklaroi Stefanoviç.