E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, realizoi tri vjedhje me thikë

Autori i tri vjedhjeve nën kërcënimin e armëve është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Burimet policore të Tiranës thanë se Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë, ka realizuar kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Erjon Tahir Dhëmbi, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "armëmbajtje pa leje, plagosje të lehtë dhe përkrahje të autorit të krimit". Arrestimi i tij u krye sepse, rreth orës 13:00 të dy ditëve më parë, në Rrugën e Barrikadave, pranë kafe "Evropa", nën kërcënimin e një thike u ka vjedhur me dhunë dy personave celularët që kishin me vete. Nga puna hetimore u bë i mundur edhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 21 prill 2008, në rrugën "Vëllezërit Huta", ku ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një telefon celular një shtetasi tjetër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularët e vjedhur, ndërkohë që vazhdon puna për dokumentimin e veprave të tjera penale, të kryera prej këtij personi dhe materialet i kaluan prokurorisë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›