E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFIMES: Aleanca Socialiste për Integrim, çelësi për qeverinë e re pas 28 qershorit

Paraqitja e PS në fushatë ka humbur pikë në krahasim me PD  
Instituti Ndërkombëtar për Studimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan (IFIMES) ka paraqitur një analizë për situatën politike në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen në 28 qershor, nën titullin Aleanca Socialiste për Integrim, çelësi për qeverinë e re. Me pozitivitet në këtë raport është komentuar fakti se në këto zgjedhje nuk po shihet një situatë e tensionuar politike si ajo e zgjedhjeve të para 4 viteve. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, në fushatat e tyre elektorale, liderët e partive politike kryesisht kanë përdorur slogane të përgjithshme, duke shfaqur një mungesë të mesazheve politike. Në fushatën e tyre elektorale udhëheqësit e partive politike po përdorin slogane të përgjithshme për tiu drejtuar votuesve të tyre. Duke iu referuar të dhënave të fundit Partia Demokratike ka fituar pikë më shumë se Partia Socialiste në mënyrën sesi po prezanton programin e saj tek njerëzit e thjeshtë. Ndërkohë që në këtë periudhë kohore, PD po fiton pikë avantazhi nga mënyra se si po e realizon PS fushatën e saj elektorale.
Ja pse PS ka humbur pikë kundrejt PD
1. PS ka lodhur për më shumë se një vit elektoratin e saj me takime të njëpasnjëshme dhe me një ripërsëritje të premtimeve.
2. PD është më intensive në politikat e saj si dhe në mesazhet që ajo përcjell tek votuesit.
3. PS nuk e ka ndryshuar gjuhën e saj me votuesit duke u shprehur gjithmonë me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtat premtime.  
4. Aktivitet e opozitës në takime elektorale janë ende të vakëta dhe pa eufori politike, strategji kjo që i ul shanse për një fitore.
5. Opozita vazhdon që të harxhojë energji me faktorin ndërkombëtar, duke i lënë votuesit me një shije të keqe, pasi atyre nuk ju interesojnë replikat reciproke.
6. Faktet e përdorura nga pozita kundër kreut të Bashkisë Edi Rama një ndër të cilat është dhe premtimi që bën Sali Berisha për uljen e taksave të ngritura nga Bashkia, kanë kompromentuar figurën e PS si dhe të kryetarit të saj Rama.
7. Surpriza më e pakëndshme që i ka përgatitur votuesve të tij Edi Rama ka qenë mospërfshirja e tij në listat e kandidatëve. Një vendim ky irracional nga kreu i kësaj partie, i cili do të jetë dhe kryeministri i këtij vendi.
E majta fiton zgjedhjet e 28 qershorit
Sipas këtij raporti, diferenca e pikëve midis PS dhe PD për sa i përket se kush do të qeverisë pas 28 qershorit është e vogël. E majta në tërësi ka mundësi të mëdha për të fituar zgjedhjet parlamentare. Lideri historik i së majtës Fatos Nano nuk është i përfshirë në listat për kandidat për deputet. Koalicionet më të preferuara nga Shqiptarët janë ato të majtat, politikisht më i preferuar është koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim e udhëhequr nga ish-kryeministri (1999-2002) Ilir Meta në koalicion me Partin PSV91 e udhëhequr nga Petro Koçi. Bashkimi për Ndryshim i cili udhëhiqet nga Edi Rama, renditet i dytë si koalicioni i preferuar nga individët shqiptarë. Ka dy parti të cilat kanë një profil të qartë të majtë dhe që janë të domosdoshme për fitoren e këtyre zgjedhjeve. LSI dhe PSV 91 dy koalicionet e mëdha Bashkimi për Ndryshim PS dhe Aleanca për Ndryshim PD e kanë ndërtuar fushatën e tyre elektorale në bazën e akuzave personale, ndërkohë që dy koalicionet e vogla e kanë përdorur fushatën më së shumti për të prezantuar programin e tyre. E veçanta e PSV91 është se ajo ka treguar që ka një program të qartë elektoral dhe nuk është thjesht një parti e vogël eksperimentale si disa të tjera. PSV91 ka treguar se është një parti me një histori e cila e ruan vetveten dhe identitetin e saj. LSI nuk do të jetë vetëm forca e cila do të ndikojë maksimalisht tek votuesit, por ajo do të jetë deçizive për të vendosur se kush do të formojë qeverinë e pas 28 qershorit.
Tre forcat e majta të bashkuara PS, LSI dhe PSV91 duhet të ulen për të diskutuar për mosmarrëveshjet e tyre politike. Duke ju referuar shifrave PD nuk do të mund të formojë qeverinë pas 28 qershorit me koalicionin e Poli i Lirisë. Probabiliteti më i madh është që qeveria e re të orientohet majtas. Asnjëri nga të dy liderët politikë nuk janë fokusuar tek politika elitare, duke u faktorizuar sërish njerëz të cilët janë pjesë e një politike të vjetër. Biografia e këtyre individëve si dhe karriera e tyre politike fillon në kohën e diktaturës prandaj dhe këto figura nuk mund të sjellin ndryshim.

Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 12:00

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›