Berisha: Shqipëria do të jetë e para në Evropë për rritje ekonomike
Kryeministri përuron fillimin e punimeve në kaskadën e lumit Devoll
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht dhe lideri i Partisë Demokratike mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve në kaskadën e lumit Devoll, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, gjithashtu dhe guvernatori i Landit të Austrisë së poshtme Ervin Proll. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha e cilësoi fillimin e këtij projekti si një ngjarje madhore në historinë e vendit tonë, ku sipas tij përveç përfitimit të konsiderueshëm në fushën energjetike do të sjellë edhe krijimin e shumë vendeve të reja të punës, ku do të punësohen rreth 5 mijë banorë të zonës së Gramshit me kohë të plotë dhe 3 mijë të tjerë si ndihmës.Ai vlerësoi projektin e realizuar nga dy prej kompanive më prestigjioze në fushën e hidroenergjisë, si një kryevepër të ndërtimit në llojin e vet, dhe siguroi se investime të përmasave të tilla do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë vendore dhe asaj qendrore. Ky hidrocentral, është një gur i madh themeli në strategjinë time, Shqipëria superfuqi energjetike në rajon, theksoi kryeministri Berisha. Ndër të tjera Berisha tha se investimi prej 1 miliard eurosh që është bërë për zbatimin e këtij projekti është shumë i rëndësishëm, dhe investimet e mëdha përbëjnë metrin më të saktë për të matur madhështinë dhe historinë e Shqipërisë. Berisha theksoi se shqiptarët dhe banorët e Gramshit po përjetojnë një nga ditët më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe bëri një rezyme të të gjitha investimeve që ka bërë qeveria demokratike nën drejtimin e tij. Këto muaj, ne së bashku kemi inauguruar fillimin e punimeve të veprave që katër vite më parë nuk mund të imagjinoheshin. Inauguruam fillimin e punimeve të parkut energjetik në Lezhë, një investim prej 1.2 miliard euro, inauguruam fillimin e punimeve për hidrocentralin e Ashtës, investim prej 160 milion euro. Dhe sot në një hark kohor tre javor ne inaugurojmë gjigandin e Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, projektin më të madh energjetik aktual në kontinentin tonë tha gjatë fjalës së tij Berisha. Sipas tij Shqipëria gjatë këtyre katër viteve ka bërë një progres të madh në rritjen ekonomike dhe në rregullimin e infrastrukturës. Berisha deklaroi se Shqipëria para 18 vitesh renditej e treta në botë si vendi më i varfër ndërsa gjatë këtyre katër viteve Shqipëria dhe shqiptarët kanë parë një progres ekonomik shumë të lartë dhe aktualisht Shqipëria, është shteti që kryeson me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë. Shqipëria, e cila 18 vite më parë i kishte të ndaluara me Kushtetutë investimet e huaja, vetëm në harkun kohor të gjashtë muajve të fundit ka firmosur kontrata koncesionare rreth 5,6 miliard euro. Por sot është dita e parë e një projekti madhështor dhe unë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj kompanisë EVN dhe kompanisë STATKRAFT AS, konsorciumit të tyre për vlerësimin e madh që ata kanë vendosur tek Shqipëria dhe shqiptarët dhe tek banorët e Gramshit, u shpreh kryeministri Berisha. Ai siguroi drejtuesit e këtij projekti se qeveria e tij, qeveritarët vendorë dhe të gjithë banorët e zonës do ti mbështesin gjatë punës për realizimin e këtij projekti. Ndër të tjera u shpreh se është i bindur se besimi i treguar nga drejtuesit e projektit, do të thotë që edhe Shqipëria do të shndërrohet së shpejti në një vend Evropian. Berisha theksoi se qeveria e tij ka krijuar gjatë këtij katër vjeçari, klimën dhe kushtet më miqësore për investitorët e huaj. Taksa e sheshtë prej 10 për qind dhe lehtësira të tjera tarifore, zhdukja e barrierave burokratike, ka bërë Shqipërinë të renditet e para në rajon për investimet e huaja. Ambicia imë është shumë e madhe. Shqipëria ka nevojë dhe do të jetë 1-shi në Evropë për rritjen ekonomike, Shqipëria ka nevojë dhe do të jetë 1-shi në Evropë për investimet e huaja, Shqipëria ka nevojë dhe do të jetë quantum llap i Evropës në zhvillimin e saj, deklaroi Berisha. Ndërsa Guvernatori i landit të Austrisë së poshtme Ervin Proll u shpreh se ky projekt është një bashkëpunim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Berisha dhe qeverisë Austriake, dhe përfundimi i këtij projekti do të sjellë një hap të ri dhe një faqe të re në historinë energjetike të Shqipërisë. Puna e qeverisë tuaj është dëshmia më e mirë për suksesin e Republikës së Shqipërisë, theksoi Guvernatori Proll gjatë fjalës së tij.