Socialistët e Durësit: Këneta do të ndryshojë kur të vijë PS në pushtet
Kandidatët e Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit Edison Konomi, Klodiana Spahiu, Gazmend Kabashi dhe Gëzim Agasi kanë zhvilluar zhvilluar një takim në zonën e ish Kënetës, ku kanë folur për punën që do të bëhet pas zgjedhjeve në këtë zonë nga qeverisja socialiste. Kandidatët e majtë janë shprehur se qeverisja aktuale nuk i ka mbajtur premtimet që kanë shpallur para katër vitesh për shumë çështje të ndryshme.
Kandidati Gazmend Kabashi u shpreh se arsimi dhe ulja e papunësisë janë dy nga 7 pikat e forta të programit qeverisës të PS-së pas zgjedhjeve duke iu bërë thirrje banorëve të pranishëm që të votojnë pasivisht për programin e kësaj partie. Kandidatët e tjerë të PS kanë ndarë zonat e tyre në qytetin e Durrësit, dhe kanë bërë një shëtitje në këmbë në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, duke u ndalur edhe tek zyra e aplikimit për kartat e identitetit. Kandidatja Klodiana Spahiu e shoqëruar nga kandidatët e tjerë Roland Xhelili, Edison Konomi dhe Ledion Lako janë interesuar për ecurinë e aplikimit të shtetasve për pajisjen me kartat e identitetit, ndërkohë që kanë pyetur personat që kanë qenë duke aplikuar ose tërhequr kartën për mënyrën se si është punuar në këtë proces.