Basha: Katër vitet e ardhshme, synojmë një Shqipëri Evropiane
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha zhvilloi një takim në qytetin e Elbasanit, ku kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun e Elbasanit, ka premtuar gjatë një takimi elektoral, se ish kombinati Metalurgjik në qytetin e Elbasanit do të shndërrohet në një park të madh industrial, duke thithur shumë investitorë të huaj.
"Projekti ynë për katër vitet e ardhshme është Shqipëria evropiane", tha Basha. Sipas tij, gjatë katër viteve të ardhshme asnjë lagje nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar, ndërsa do të përfundojë procesi i legalizimeve, dhe do të kompensohen të gjithë ish- pronarët, përfshirë këtu dhe komunitetet fetare. "Të gjitha komunat, zonat rurale dhe fshatrat e rrethit të Elbasanit, por edhe mbarë vendit, do të kenë shkollat e tyre 9 të vjeçare me kushte bashkëkohore, investime që do të realizohen nga buxheti i shtetit", premtoi Basha.