Komunistët akuzojnë kryesocialistin Rama: Përdhosi origjinën e vet dhe gjakun e veteranëve

Reagon kryetari i Partisë së Punës, Marko Dajti kundër PS që i përjashtoi nga zgjedhjet, Intervistoi Adriatik Doçi
Kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë të Riorganizuar, Marko Dajti, reagon për herë të parë publikisht lidhur me përjashtimin e kësaj force nga gara e zgjedhjeve të 28 qershorit, pikërisht nga Partia Socialiste, duke u shprehur se me këtë qëndrim armiqësor, socialistët mohuan dhe përdhosën origjinën e tyre dhe politika përtej të majtës e të djathtës nuk është gjë tjetër veçse fashizmi. Gjatë fjalës së tij, Dajti e konsideroi qëndrim të turpshëm të të majtëve, si një qëndrim që i shërben interesave të ngushta elektorale, por ai deklaroi se mbështetësit e Partisë së Punës do ta ndëshkojnë Ramën për këtë veprim antimoral dhe etik, dhe kjo do të ndihet në zgjedhjet e qershorit, ku sipas Dajtit, PS e ka humbjen të sigurt.Gjithashtu, kreu i Partisë së Punës, duke akuzuar liderin socialist për politika përjashtuese, tha se Rama nuk përfaqëson aspak socialistët progresistë të vërtetë, por vetëm një klikë mafioze nën maskën e politikë së re. Kështu, për herë të parë pas kaq viteve, Partia Komuniste shpreh zhgënjimin e thellë ndaj një lideri të Partisë Socialiste, pra ndaj pasardhësve të komunistëve. Sipas Dajtit, PS ishte e para që shkeli Kodin Zgjedhor, ndaj ajo duhej përjashtuar, por KQZ nuk e zbaton ligjin për të gjitha subjektet njëlloj dhe për këtë dyshon mos përjashtimi i Partisë Agrare Ambjentaliste, që hyri në zgjedhje duke shkelur rëndë kodin zgjedhor. Duke komentuar mohimin e origjinës nga socialistët, pra mohimin e Partisë së Punës, Dajti e konsideroi politikën e re të kreut të selisë rozë, Edi Rama, si një politikë fashiste. Më tej, kreu i PPSHR, Marko Dajti tha se për përjashtimin nga zgjedhjet në sajë të socialistëve, votuesit e PPSHR do të mbështesin forcat e majta që janë më pranë Partisë së Punës, konkretisht Lëvizjen Socialistë për Integrim me në krye Ilir Meta, dhe Partinë Socialistë të Vërtetë 91, me në krye Petro Koçi. Daljen e liderit historik të socialisteve, Fatos Nano, në emisionin Opinion, Dajti e konsideroi si një moment të rëndësishëm, duke u shprehur se Nano duhet të ishte kthyer më parë në skenën politike. Ndërkaq, vetëm disa ditë më parë, me denoncimin që bëri Partia Socialiste për dokumente të falsifikuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashtoi nga gara për zgjedhjet e 28 qershorit Partinë e Punës së Shqipërisë, ndonëse pa dëshirën e demokratëve. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të dokumentacionit me arsyetimin se kjo parti ka mashtruar me firmat e mbështetësve të saj, duke falsifikuar aktin noterial dhe të gjitha detajet e tjera. Denoncimi për falsifikim të dokumentit zgjedhor u publikua pikërisht Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj. Megjithatë, qëndrimi i socialistëve për të përjashtuar komunistët nga gara elektorale, siç e komenton edhe Dajti, ka prapavija politike, ngaqë me eliminimin e PPSH, PS ka llogaritur që të përfitojë edhe disa vota tepër në zgjedhjet e qershorit, duke ngushëlluar kështu sadopak frikën për humbjen e zgjedhjeve. Megjithatë, sipas Dajtit, plani i PS ka dështuar, duke u shprehur se ajo është e destinuar të humba zgjedhjet.
Z. Dajti, kush është Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar dhe çpërfaqëson ajo?
PPSHR është një forcë politike trashëgimtare e PPSH. Ne jemi Partia e Punës së Shqipërisë, përfaqësuese e vlerave më të mira të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe e punës heroike për rindërtimin e Shqipërisë dhe ndërtimit të socializmit, dhe për këtë jemi krenarë, mbasi ju dhe ne kemi luftuar dhe punuar shumë. Shqipëria e vitit 1944 ishte një kasollë e vjetër, pa çati. Shqipëria që ndërtuam ne, ishte një shtet modern në të gjitha drejtimet, me një ekonomi dhe punësim unik, me fabrika, uzina, kombinate dhe hidrocentrale, me një mbrojtje dhe ushtri të fuqishme, me arsim dhe shëndetësi falas, me jetë, me punë dhe punësim të sigurt. Partia e Punës së Shqipërisë udhëhiqet nga mësimet e shokut Enver Hoxha.
-Pse pikërisht Partia Socialiste insistoi në përjashtimin e PPSHR nga zgjedhjet vendore?
Partia Socialiste ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj PPSHR për dy arsye. Së pari për të marrë disa vota më tepër, ngaqë Partia e Punës ka një mbështetje të madhe në të gjithë Shqipërinë, sepse me programin tonë ne mbrojmë shtresat e varfra. Së dyti, Edi Rama me politikën e tij të re mohoi edhe një herë origjinën e Partisë Socialiste. Këtë e treguan edhe vetë në çeljen e fushatës elektorale, ku për turp e hapën tek Qyteti Studenti, duke u paraqitur me shembjen e bustit. Rama me politikën e tij të re, mohoi origjinën, gjakun e të rënëve në luftë, mohoi djersën e një populli, i cili ndërtoi vepra madhështore dhe nxorën popullin nga analfabetizmi. Ndërkaq, PPSHR është regjistruar në gjykatë me statusin e saj dhe kjo forca është më demokratike sesa dy partitë e mëdha në vend, kryetarët e të cilave zgjidhen me 1 anëtar 1 votë. Ndaj deklarojmë se PS e ka humbjen e sigurt, ngaqë e majta po shkatërrohet dalëngadalë me politikën e re. Populli shqiptar dhe veteranët duhet ta dinë se përtej të majtës dhe të djathtës qëndron fashizmi, sepse në një shtet demokratik ka vetëm 3 pole: E majtë, e djathtë dhe qendër, në planin e 4 është fashizmi, për të cilin kanë dhënë jetën miliona njerëz për ta rrëzuar. Si rrjedhojë, kjo politikë e re na tremb shumë. Kjo që po bën Rama, nuk është një politikë e vlerave, sepse të kesh vlera duhet të kesh dhënë prova dhe të jesh përballur me kurajë me kundërshtarët politik për idealet tuaja. Si mund të mohosh vlerat e socialistëve që kanë vite që kanë milituar, janë përballur me regjimin barbar të Berishës duke i qëndruar besnikë PS?! Nuk mund të quhet i pavlerë Fatos Nano, i cili është lideri historik i Partisë Socialiste. Apo të zhvlerësosh, Mejdanin, Pëllumbin, etj., që sot paturpësisht janë lënë jashtë listave. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që të vjetërit nuk kanë vlera, kjo ndodh vetëm me politikën e re të Edi Ramës.
A e shkeli PPSHR kodin zgjedhor për të garuar në zgjedhjet e qershorit?
Të gjitha partitë e kanë shkelur kodin. Në qoftë se KQZ parashikon të zbatojë ligjin me rreptësi, duhet ta zbatojë njëlloj për të gjithë. Partia Socialiste ishte e para që e shkeli kodin, duke mos plotësuar kushtin e 30 % e grave. Ndonëse ajo i dorëzoi listat 1 ditë me vonese, lista e saj kishin mangësi në dokumentacion. E njëjta situatë paraqitet edhe me partitë e tjera, sidomos Partia Agrare Ambjentaliste, e cila u regjistrua në garë, ndonëse shkeli Kodin Zgjedhor. Ndërkaq, PS sot, pa pikën e turpit kërkon të shtyjë zgjedhjet. Ajo nuk mund ta shmangë humbjen e sigurt. PPSHR ka marrë masa që para 3 muajsh, në mënyrë që të mblidhte firmat e mbështetësve të saj në përputhje më kodin zgjedhor dhe këtë e arriti me sukses. Ndërkaq, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi kërkesën tonë dhe na kualifikoi si të ligjshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Madje, ne kishim dy kandidatë për deputet në qarkun e Shkodrës nga shtresa e ish të përndjekurve politik. Por Partia Socialiste që tani ka dalë përtej të majtës dhe të djathtës e rrëzoi vendimin e KQZ. Me metodat që Edi Rama pretendon të vijë në pushtet, ka ardhur në pushtet edhe Musolini dhe Hitleri. Reaksioni ndaj Partisë së Punës është mediatik. Në popull, po të takohesh me njerëzit e thjeshtë do të shohësh se nuk është ky reaksion. Sot anëtarët e Partisë Punës së Shqipërisë qëndrojnë në jetën e përditshme dhe bisedojnë me demokratë apo ballistë, dhe ata që se kanë fare problem.
-A e favorizon në zgjedhje Partinë Socialiste, përjashtimi i PPSHR nga gara?
Përkundrazi, ky qëndrim do ta dëmtojë rëndë atë, madje deri në humbje, sepse janë rreth 50 mijë vetë që nuk do ta mbështesin më. Unë, gjatë këtyre ditëve kam parë të moshuar që edhe kanë qarë për këtë veprim të turpshëm të PS-së.
-Pas përjashtimit nga zgjedhjet, cilën forcë do të mbështesin komunistët?
Me përjashtimin nga zgjedhjet në sajë të socialistëve, votuesit e PPSHR do të mbështesin forcat e majta që janë më pranë Partisë së Punës, konkretisht Lëvizjen Socialistë për Integrim me në krye Ilir