E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP: Amb. Tepshi, nuk deklaron pasurinë

Konstatohen shkelje në deklarimin e pasurive nga ambasadori i Shqipërisë në Ceki, Qazim Tepshi dhe nga Merita Aleksi, inspektore e Tatimeve. Kjo gjë është konstatuar nga ILDKP-ja. 

TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka konstatuar fshehje të pasurive dhe deklarim të rremë nga ambasadori i Shqipërisë në Ceki, Qazim Tepshi dhe nga Merita Aleksi, inspektore e Tatimeve. Sipas këtij institucioni, ambasadori Tepshi në deklaratën e pasurisë nuk ka pasqyruar një shumë prej 35 mijë euro, të depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar një transaksion bankar në shumën e 39 mije eurove, e cila i është kaluar në llogarinë e tij bankare nga një person i tretë.

I pyetur lidhur me pasaktësitë e evidentuara nga Inspektorati i Lartë, Tepshi është përgjigjur se nuk e ka deklaruar këtë shumë, pasi ajo nuk është krijuar nga puna në Ambasadë.

Ndërsa inspektorja e Tatimeve, Merita Aleksi, në nuk ka deklaruar depozita dhe llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë, të cilat arrijnë shumën 3.5 milionë lekëve. Po ashtu, nga hetimit administrativ i Inspektoratit të Lartë rezulton se nuk janë pasqyruar në deklarata depozita dhe llogari bankare të bashkëshortit të saj, Diogjen Aleksi, në shumat: 12.5 milionë lekë; mbi 12 mijë euro Euro dhe mbi 11 mijë dollarë USD.
I pyetur nga ky institucion, Aleksi është shprehur nuk kishte menduar se duheshin deklaruar të ardhurat e përfituara nga veprimtari të punëve dytësore. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›