ILDKP: Kuvendi të na lejojë të hetojmë financimin e partive
Llalla: “Kemi kapacitetet e duhura investigative”.
Shaban Sulçe
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë që t’i lejojë ligjërisht të drejtën për të hetuar dhe investiguar financimin e partive. Kërkesa ka ardhur një ditë pasi Transparency International Albania kritikoi mungesën e transparencës dhe tentativave të partive politike për të fshehur shumat financiare që ato kanë përfituar gjatë fushatës elektorale, si dhe burimet e financimit. Inspektori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaroi dje se ILDKP-ja është e gatshme që të hetojë financimin e partive, por më parë ajo kërkon mbështetje ligjore nga ana e Kuvendit.
Llalla
Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Llalla, nënvizoi se ky institucion prej kohësh i ka parashtruar Kuvendit kërkesën për hetimin e financimit të partive politike. Lalla nënvizoi se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka të gjitha kapacitetet e duhura investigative dhe bazën logjistike për realizimin me sukses të një objektivi të tillë. “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka shtruar këtë çështje për diskutim disa muaj më parë në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe mund të shprehem se institucioni ynë i ka tashmë kapacitetet e duhura investigative dhe bazën logjistike për përballimin e një sfide të tillë. Natyrisht, kjo vendoset nga ligjvënësi, duke u përcaktuar edhe metodologjia e punës. Është një sfidë e rëndësishme, pasi duhet hetuar burimi i financimeve që vijnë në fushata për partitë politike nga burime të ndryshme dhe të shumta. Por, ILDKP-ja tashmë ka krijuar përvojën e duhur mbi hetimin administrativ dhe mendoj se do të jemi në gjendje, nëse ligjvënësi mendon se mund të na japë këtë përgjegjësi, që ta përballojmë me sukses”, - deklaroi Llalla.
ILDKP-ja
Gatishmërinë për të hetuar financimin e partive, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e shprehu disa muaj përpara fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Ky qëndrim u bë publik pikërisht në sallën e Kuvendit, në një nga mbledhjet e Komisionit të Ligjeve nga ana e inspektorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Gjatë mbledhjes që kishte të bënte me raportimin vjetor të ILDKP-së, Llalla tha se ky institucion ishte i gatshëm të hetonte financimin e partive, ashtu siç bëjnë edhe institucionet homologe në Europë. “Lidhur me financimin e partive politike mendoj se institucioni ynë ka kapacitetet e duhura për ta marrë përsipër këtë përgjegjësi, si institucionet homologe në vendet e Europës Perëndimore merren me kontrollin e financave të partive. ILDKP-ja ka dhe bazën e duhur teknologjike për regjistrimin e të dhënave”, - do të deklaronte Llalla në muajin mars të këtij viti. Megjithatë, nga ana e Kuvendit mungoi mbështetja për këtë angazhim, ndërkohë që ILDKP-ja pret aprovimin ligjor nga Kuvendi i ri për të hetuar financimet e partive, një nga pikat më të kritikueshme edhe nga raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 28 qershorit.
TIA kritikoi mungesën e transparencës
Transparency International Albania kritikoi dy ditë më parë mungesën e transparencës nga ana e partive politike për financimet që kanë përfituar. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Endri Shabani, gjatë një konference për shtyp, shprehu shqetësimin që tre muaj pas zgjedhjeve ende nuk është hedhur dritë mbi burimet e financimit të partive politike. Sipas tij, ato duhet të publikojnë listën e personave që kanë financiar dhe shumën e parave që ata kanë dhuruar për partitë politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. “Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit, por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk e kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale. Për këtë u kërkojmë sa më parë partive politike të bëjnë publike shumën e shpenzimeve të tyre. Transparency International Albania u bën thirrje partive politike për t’i dhënë fund heshtjes për financimin. Shqipëria është e vonuar në hartimin e një legjislacioni të plotë, si hap i parë për t'i dhënë fund informalitetit në funksionimin e demokracisë në Shqipëri”, – ka theksuar dje gjatë fjalës së tij përfaqësuesi i TIA-s, Endri Shabani.
Financimet, OSBE-ja kërkoi përmirësimin e Kodit
OSBE/ODHIR-i i ka sugjeruar politikës shqiptare që të përmirësojë atë pjesë të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me kapitullin e financimit të fushatave elektorale. Në raportin e publikuar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit janë renditur një sërë rekomandimesh, ku midis tyre përmendet edhe rëndësia e përmirësimit të Kodit në këtë kapitull, gjë që do të ndikonte në garantimin e një transparence për çështjen e financimeve që përfitojnë partitë politike gjatë fushatave elektorale. Rekomandimi kërkon nga partitë politike që të faturojnë dhe të dokumentojnë të gjitha paratë që përfitojnë në fushatë dhe mënyrat e shpenzimit të tyre. Gjithashtu kërkohet të sqarohen edhe kriteret mbi të cilat do të bazohet verifikimi që do t’u bëjë KQZ-ja financimeve të partive. “Duhen marrë në konsideratë mendimet në dispozitat e Kodit Elektoral, të cilat kanë të bëjnë me financimin e fushatave. Partitë politike duhet të vënë në dispozicion deklaratat e dokumentuara të të ardhurave që përfitojnë, si dhe shpenzimet që bëjnë gjatë fushatave të tyre. Duhen specifikuar gjithashtu kriteret në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kryejë verifikimet e raporteve financiare të subjekteve elektorale”, - thuhet në rekomandimin e bërë nga OSBE/ODHIR-i në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
23 Shtator 2009