Libri i Historisë, Berisha njësoj si Enveri, çeli epokë të re
Skandal në tekstet e Historisë që studiojnë maturantët shqiptarë prej dy vitesh. Autori kryesor i librit, Beqir Meta, në konflikt të pastër interesi me detyrën
Habjon Hasani
Maturantët shqiptarë të vitit 2009 janë një brez fatlum. Ata i kanë të gjitha mundësitë që heroin, të cilin e njohin paradite nëpërmjet teksteve të historisë, çdo pasdite ta shohin “drejtpërdrejt” në televizor. Këta maturantë po mësojnë në librin e tyre të Historisë se Sali Berisha, kryeministri i tyre aktual, po i sjell vendit një epokë të re, mbushur me lavdi dhe plot arritje. Ky fakt është aq i vërtetë, sa të mjafton të shkosh në një librari e të blesh librin e Historisë për maturantët, i cili mban autorësinë e Prof. dr. Beqir Meta, Prof dr. Muharrem Dezhgiu dhe Xhevair Lleshi. Të tre këta historianë, mbushur me tituj dhe grada (që në epokën e realizmit socialist), po u rrëfejnë zyrtarisht maturantëve shqiptarë se Sali Berisha ka qenë njeriu që “i dha dërrmën” epokës së Realizmit Socialist dhe që pas rikthimit të tij në pushtet, në vitin 2005, ia nisi prapë ta çojë vendin në piedestalet më të larta pas një shkëputjeje tetëvjeçare (1997-2005) që, sipas tekstit në fjalë, ishte një “intermexo” e errët e mbushur me krim dhe korrupsion.
Libri
Të paktën një prej autorëve të këtij libri, zoti Beqir Meta, është thjeshtësisht i “kapur” në konflikt interesi. Kjo për vetë faktin se ai aktualisht është nëndrejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, një institucion ky ku emërimet i bën qeveria e zotit Berisha, rrogat ia cakton qeveria e zotit Berisha, shpërblimet për “punë të paqme” gjithashtu ia cakton e njëjta qeveri. Një ndërthurje interesi kjo për t’u pasur zili edhe nga maturantët e Libisë, që frymëzohen sot e kësaj dite nga librat për udhëheqësin e tyre, Gedafi, apo nga maturantët kubanë dhe ata koreanoveriorë. Shembuj krahasues nga shtete më të afërta zor se gjen në tekstet e historisë, edhe pse vendi ynë ka dorëzuar përpara disa javësh kërkesën për t’u bërë vend kandidat në BE. Madje edhe nënshkrimin e kësaj kërkese maturantët shqiptarë patën mundësinë ta shihnin duke u firmosur “live” nga heroi i librave të tyre të historisë. Por, ndonëse një tekst shkollor me autorë në konflikt të pastër interesi, ndonëse një tekst shkollor ku Historia e viteve të fundit është shkruar në përputhje me fjalimet e mbajtura nga ish-kreu i opozitës Berisha në sheshin “Skënderbej”, ky libër dhe ngjarjet që trajton ai munden të zhbirohen dhe të verifikohen lehtësisht nga çdo maturant. Mjafton të hysh në një qendër interneti dhe në motorin e kërkimit “google” të kërkosh me fjalët: “Berisha, epokë e re, korrupsioni” dhe menjëherë do të shfaqen me qindra fjalime të kryeministrit shqiptar. Për pasojë, çdo maturant do të kuptonte se autorët e librit të tyre të Historisë, pavarësisht gradave, në thelb u janë referuar vetëm fjalimeve të një njeriu kur kanë hartuar librin.
Historia
Përveç “epokës së re” që nisi të ndriste në vitin 2005 me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, në tekstet e maturës bëhet një përshkrim interesant edhe i ngjarjeve të viteve 1997, 1998 apo në lidhje me “çështjen e Kosovës” të pas viteve 90’. Një trajtim interesant i bëhet ngjarjes së 14 shtatorit 1998, e cila ndodhi dy ditë pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, ku mbështetës të Partisë Demokratike pushtuan institucionet shtetërore. Në libër sugjerohet që maturantët t’i përgjigjen pyetjes: Çfarë i tregoi vendit 14 shtatori i vitit 2008? Nëse i referohemi tekstit të këtij libri historie përgjigja do të ishte: “Institucionet shtetërore u pushtuan me të drejtë prej PD-së më 14 shtator, sepse kësaj partie iu vra një deputet”. Ajo çka bie në sy është fakti se ndonëse autorët japin konkluzione të tipit “nën udhëheqjen e Fatos Nanos vendi kaloi në ritme të ngadalta të rritjes ekonomike”, apo të tipit ”qeveria demokratike e vitit 1992 solli një hap cilësor në rritjen e ekonomisë dhe demokracisë”, autorët nuk paraqesin asnjë indikator të këtyre konkluzioneve. Ato thjesht paraqiten shabllon, si një e vërtetë absolute, si një dogmë.
23 Shtator 2009