Nëndrejtori i Agjencisë së Pronave, Genci Çelo, shpjegon procesin e kompensimit
“Brenda 15 tetorit do të shpërndajmë fondin për kompensimin e pronarëve”. “Parlamenti të shtyjë afatin për shqyrtimin e kërkesave për kompensimin fizik”
Eljona Ballhysa
Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Genci Çelo, në një intervistë për gazetën “Albania”, shpjegon ecurinë e deritanishme të procesit të kompensimit financiar të ish-pronarëve. Ai bën të ditur se brenda periudhës së parashikuar me ligj, Agjencia do të ketë mundësinë të bëjë të mundur kompensimin financiar të ish-pronarëve që kanë aplikuar për të përfituar nga fondi prej 600 milionë lekësh për vitin 2009. Sipas Çelos, afati përfundimtar për të bërë shpërndarjen e këtij fondi është data 15 tetor. Ai shpjegon edhe ecurinë e deritanishme të procesit të kthimit fizik të pronës te pronarët e ligjshëm. Çelo shpjegon se pas përfundimit të afatit për pranimin e kërkesave nga ish-pronarët për kthimin e pronës kanë ardhur me dhjetëra kërkesa të tjera, ndaj dhe është e nevojshme që të miratohet nga Parlamenti një shtyrje tjetër e afatit për shqyrtimin e tyre.
Zoti Çelo, Agjencia ka publikuar në faqen zyrtare në internet një listë pronarësh që kanë aplikuar për fondin financiar për vitin 2009. Kur pritet të bëhet shpërndarja e fondit?
Listat e të gjithë aplikantëve që ne publikojnë në faqen e internetit janë që të njoftohet publiku, të njihet me ata persona që kanë aplikuar. Sepse ka edhe raste që aplikojnë me prokura të parregullta. Dhe, nëse ka njerëz që janë të interesuar, shikojnë se filani ka aplikuar për këtë pronë ku jam edhe unë pjesëtar dhe nuk jam pyetur.
E dyta është se përcaktimi i fituesve bëhet sipas një rendi kronologjik vendimmarrjeje dhe në bazë të disa kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave. Për të verifikuar këto kritere normalisht duhet kohë për të marrë konfirmimet nga zyrat lokale që kemi. Dhe më pas bëhet vlerësimi ligjor i secilës prej këtyre kërkesave nëse i plotëson apo jo ato kritere që parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave. Kjo procedurë, sipas ligjit, zgjat tre muaj. Të gjitha këto dosje tani kanë ardhur dhe do të shqyrtohen. Ka dhe dosje të tjera që duhet të kishin ardhur më parë, por ishte periudhë pushimesh. Megjithatë, ne do të mundohemi që brenda tremujorit, duke filluar nga data e mbylljes së pranimit të kërkesave për kompensim, të shpallim listën e fituesve.
Dhe kur është kjo datë, zoti Çelo?
15 tetori është afati i fundit në bazë të ligjit për shpërndarjen e fondit.
Sa pronarë që kanë aplikuar nga lista e gjatë prej mbi 700 aplikuesish mund të përfitojnë nga fondi këtë vit?
Nuk mund ta them shifrën e pronarëve pasi, e para, vendoset sipas një rendi kronologjik, që do të thotë se jo të gjithë ata që kanë aplikuar mund të fitojnë dhe jo të gjithë ata që janë brenda atij afatit që përcaktohet i kanë dokumentet që i plotësojnë të gjitha kushtet që përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave. Pra, në fund fare, ne mësojmë se cili është limiti i kërkesave të shpërndarjes.
Përsa i përket kompensimit fizik, në ç’fazë ndodhet ky proces?
Përsa i përket kompensimit fizik, deri tani kanë dalë tri vendime të Këshillit të Ministrave. Secili prej këtyre vendimeve përcakton se duhen verifikuar dhe duhen regjistruar pronat në emër të shtetit dhe po punohet për këtë punë. U është dhënë urdhër zyrave tona rajonale që të verifikojnë pronat dhe tokat bujqësore. Ndërsa për pyje dhe kullota ngarkohet Ministria e Mjedisit për regjistrimet. Më tej, pasi të verifikohen këto prona, do të regjistrohen në emër të shtetit dhe pastaj do të fillojë procedura e shpërndarjes me vendime të përcaktuara. Problemi i verifikimit qëndron se ka prona të pronarëve që nuk janë regjistruar dhe konsiderohen ende si prona shtetërore. Duhet verifikuar nëse janë me pronarë dhe, nëse janë të pronarëve, ai duhet ta regjistrojë pronën e tij. Nëse janë të shtetit, duhet të regjistrohet si e shtetit. Kjo procedurë duhet të ndiqet edhe për tokat në bregdet, megjithëse për këto toka ka tjetër vendim dhe ne nuk kemi urdhër që të merremi.
Përsa i përket afatit, a pritet të ketë ndonjë shtyrje për afatin e aplikimit nga ish-pronarët për kthimin fizik të pronës?
Procesi i kthimit të pronave varet nga shumë faktorë. Ligjërisht procesi i kthimit të pronës është mbyllur që më 31 dhjetor të 2008-s për dorëzimin e dokumenteve, por ka pasur dhe një afat të dytë deri më 31 qershor 2009, si afati i fundit për shqyrtimin e kërkesave. Megjithatë, ka shumë kërkesa që janë dorëzuar dhe nuk janë shqyrtuar. Por çështja e afatit përcaktohet nga Parlamenti dhe nuk e di nëse do të ketë shtyrje të afatit për pranimin e kërkesave dhe për shqyrtimin e tyre. Unë mendoj se përsa i përket trajtimit të kërkesave të depozituara, duhet të ketë një shtyrje të afatit meqenëse janë shumë dosje që duhen shqyrtuar.
Zoti Çelo, nëse qeveria ecën me këtë masë fondi për kompensimin financiar, mendoni se kjo e zgjidh problemin e ish-pronarëve?
Kompensimi financiar nuk e zgjidh problemin me këtë ritëm fondi. Është kompensimi në natyrë që e zgjidh problemin.
Kushtetuesja dëgjon ankesat për ligjin “Për verifikimin e titujve të pronësisë”
Gjykata Kushtetuese, gjatë mbledhjes së djeshme, dëgjoi pretendimin e përfaqësueses së Avokatit të Popullit për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për verifikimin e titujve të pronësisë” për shkak se ai bie në kundërshtim me 6 nene të Kushtetutës. Gjatë mbledhjes së djeshme gjyqtarët dëgjuan juristët që përfaqësonin institucionin e Avokatit të Popullit dhe atë të Kuvendit. Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, gjatë fjalës së saj, kërkoi cilësimin antikushtetues të ligjit për shkak se ai, nëpërmjet ngritjes së komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë, krijon gjykata paralele, gjë që bie në kundërshtim me Kushtetutën. “Ligji është në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike; ligji është në kundërshtim edhe me Nenin 7 të Kushtetutës, normë që parashikon një nga parimet bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon një shtet me tipare demokratike, atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve; ligji është në kundërshtim me Nenin 41 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi i një prej të drejtave themelore të njeriut, ajo e pronës private; ligji është në kundërshtim edhe me Nenin 42/2 të Kushtetutës; Nenin 15/1, 17 dhe Nenin 5 të Kushtetutës”, - është shprehur juristja. Po ashtu, sipas juristes së Avokatit të Popullit, ky ligj lë shteg të gjerë për abuzime, subjektivizëm dhe selektivitet gjatë zbatimit të tij. Kërkesa e Avokatit të Popullit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka marrë shkas nga ankesat e personave fizikë dhe juridikë për këtë ligj, si: shtetasi Nazmi Drizi, banues në Kastriot të Dibrës, që ka pretendime ndaj mënyrës së funksionimit të Komisionit Vendor pranë Prefekturës; dhe nga administratori i shoqërisë “Dudaj Construction” sh.p.k. Kjo shoqëri ka blerë një sipërfaqe toke 59 000 m2 në Gjirin e Lalzit, Durrës, por zbatimi i projektit po pengohet nga miratimi i Ligjit Nr. 9948. Ndërkaq, gjatë mbledhjes së djeshme argumentet e paraqitura nga përfaqësuesja e Avokatit të Popullit janë rrëzuar nga juristi i Kuvendit. Ai u shpreh se ligji është në përputhje me Kushtetutën dhe se mbështetet nga shoqatat e ish-pronarëve, të cilët kërkojnë verifikimin e titujve të pronësisë pasi ka shumë raste ku persona të tjerë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kanë përfituar prona që nuk u përkasin. Trupi gjykues, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, u tërhoq për të marrë vendimin në një mbledhje të afërt.
23 Shtator 2009