Partitë që humbasin dhe ato që përfitojnë para nga KQZ-ja
Në mbledhjen e djeshme u miratua ndarja e fondit të parave. Partitë që humbën në zgjedhje, humbasin shuma parash
Pesë parti që morën pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe që nuk arritën të fitojnë asnjë mandat deputeti do të kthejnë paratë që morën për fushatë nga KQZ-ja. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së djeshme nga Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili vendosi që partitë humbëse në zgjedhje, si: Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokristiane, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Demokracia Sociale t’i kthejnë KQZ-së një fond parash që kap shifrën e 12 milionë e 728 mijë lekëve. Me gjithë kundërshtimet nga kryetarët e partive të vogla, KQZ-ja përcaktoi dje shumat e parave që i takon secilës prej partive për t’ia kthyer këtij institucioni. Nga ana tjetër, fondi i parave që kthehet nga partitë e vogla përfitohet nga partitë që rezultuan fituese në zgjedhjet e 28 qershorit.
Vendimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje paradite projektvendimin "Për kthimin e sasisë së fondit të përfituar nga partitë, të cilat nuk kanë fituar asnjë mandat në Kuvend dhe rishpërndarjen e tij partive që kanë fituar mandat në Kuvend në zgjedhjet e 28 qershorit". Për zgjedhjet parlamentare qeveria vuri në dispozicion të subjekteve zgjedhore një fond prej 65 milionë lekësh. Sipas Kodit Zgjedhor, 50% e kësaj shume, që kap shifrën e 32.5 milionë lekëve, u përfitua nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ndërsa gjysma tjetër e tij iu nda partive politike që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin morën jo më pak se 2 vende në Parlament. Sipas relacionit të projektvendimit, janë 12 parti që kanë përfituar fonde publike për zgjedhjet, nga të cilat 6 nuk fituan asnjë mandat dhe që duhet të kthejnë shumat e përfituara. Partia Socialdemokrate, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat nuk kanë marrë asnjë mandat dhe duhet të kthejnë shumat e fondeve të përfituara, që në total përllogaritet në 12 milionë e 728 mijë lekë. Sipas vendimit, kjo shumë iu shpërndahet partive që kanë fituar mandate në Kuvend dhe që janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, sipas përqindjes së fituar në Parlament.
Propozimi
Anëtari i KQZ-së, Pandeli Varfi, propozoi një ndryshim në formulimin e projektvendimit, që u rrëzua me shumicë votash. Sipas propozimit tij, në zgjedhjet e qershorit element parësor kanë qenë koalicionet dhe partitë që kanë marrë pjesë në një koalicion mund të konsiderohen të gjitha parti që kanë mandat, sepse votat e tyre kanë prodhuar mandate. Në këtë mënyrë ai propozoi që para duhet të kthejnë vetëm partitë që kanë garuar të vetme në zgjedhje dhe nuk kanë marrë asnjë mandat. Në zgjedhjet e fundit konkurruan 34 parti politike, të grupuara në katër koalicione; dy të spektrit të djathtë dhe dy majtë, si dhe një subjekt i pavarur.
BOX
Përfitojnë kompensim
Partia Demokratike 6.182.174 lekë
Partia Socialiste 5.909.431 lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim 363.657 lekë
Partia për Drejtësia dhe Integrim 90.914 lekë
Partia Republikane 90.914 lekë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 90.914 lekë
Partitë që kthejnë fondet
Partia Socialdemokrate 5.136.667 lekë
Partia Agrare Ambientaliste 2.544.556 lekë
Partia Aleanca Demokratike 1.920.479 lekë
Partia Demokracia Sociale 1.711.151 lekë
Partia Demokristiane 1.315.153 lekë
23 Shtator 2009