RENEA kap tepelenasin “zot” i një toni hashash
09/03/2011 Policia kap 41-vjeçarin gjatë operacionit “koordinata”. Në shkurt u sekuestrua 1 ton drogë
TIRANË- Një ndër pronarët e 1 ton hashashi u arrestua dje nga policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n, teksa ishte shpallur në kërkim prej një muaji. Burimet zyrtare të policisë thanë se strukturat e Hetimit të Krimeve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe forcat e repartit special “RENEA”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, kanë bërë të mundur në Tiranë, arrestimin e shtetasit shumë të kërkuar Ardjan Halili, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë. Ai është person i shpallur në kërkim, nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim të lëndës narkotike” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283 germa “a” të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye në barin e një hoteli mbi Fakultetin e Ekonomikut, nën shoqërinë e tre personave të tjerë, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Halili akuzohet si një nga dy personat posedues të sasisë prej 1 ton mariujane të sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në operacionin e koduar ‘koordinata’ më datën 7 shkurt 2011. Droga ka qenë e depozituar në dy automjete të ndryshme dhe që kishin si destinacion Greqinë. Halili kishte arritur t’i shpëtonte postbllokut të policisë në fshatin Dervican duke u larguar nga makina e tij fuoristradë tip Touareg me targa TR 8194 R në të cilën u sekuestrua sasia prej 180 kg mariuanë. Ndërkohë bëhet e ditur se një ditë më parë u arrit arrestimi i bashkëpunëtorit dhe të afërmit të tij Artan Bresha 34 vjeç nga Tepelena, i cili u arrestua në flagrancë pasi u kap duke transportuar 820 kg drogë në drejtim të Sarandës në një makinë të tipit Ford Tranzit. Pas informacioneve se nga fshati Lazarat është nisur një pjesë e ngarkesës me një automjet tip Touareg specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë ngritur shërbimet në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat. Rreth orës 18.00 të datës 06.02.2011 në dalje të fshatit Lazarat është konstatuar automjeti në pronësi të Halilit, duke lëvizur në drejtim të Sarandës. Më pas u zhvillua faza e dytë e operacionit, ku në total u bllokuan rreth një ton hashash.