E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në qendrën moderne “ABA Business Center”, projektuar nga studio “Comi”

14/03/2010 “Coin” sjell markat më të njohura të veshjeve italiane

Tiranë, 12 mars- Grupi “Coin”, lider në tregun e modës në Itali, hap të premten të parin department store në Shqipëri, në bashkëpunim me “ABA Trade”. Për këtë është zgjedhur pikërisht “ABA Business Cente”, një ndërtesë e standardeve bashkëkohore në qendër të Tiranës. Për të përshëndetur bashkëpunimin midis “Coin” dhe “ABA Trade”, në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe ambasadori italian z. Saba D’Elia, i cili u vuri theksin marrëdhënieve të mira midis dy vendeve. Ai përgëzoi “ABA Trade” për investimin dhe afrimin e “Coin” në Tiranë. Drejtori i përgjithshëm i “Coin’, z. Francesco Sama, u shpreh se ishte i lumtur për praninë e ‘Coin’ në Tiranë. Ai bëri një paraqitje të shkurtër të grupit “Coin” dhe u shpreh entuziast për atë që klientët do të gjejnë atje. “Në department store që “Coin” do hapë në Tiranë, qytetarët do të ndiejnë atmosferën e një dyqani të madh italian. Aty do të ofrohen më shumë mundësi zgjedhjeje të markave më të njohura italiane, si dhe tendencave të reja të stinëve me çmime të pranueshme”, u shpreh ai. Znj. Hasnie Kasneci, administratore e “ABA Trade”, u shpreh se “Coin Tirana Department Store”, ndodhur në qendrën “ABA Business Center”, është ndër projektet më ambicioze të kompanisë. Për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar shumë energji nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. “ABA Trade” i dhuron kështu sot Shqipërisë, dhe veçanërisht kryeqytetit shqipta, një qendër tregtare mjaft moderne, e para dhe e vetmja në llojin e vet. Grupi “Coin”, që operon në tregun italian dhe atë ndërkombëtar me markat “Coin” dhe “OVS industri”, numëron 540 dyqane në qytetet më të bukura italiane dhe në kryeqytetet kryesore jashtë saj, dhe tashmë sjell edhe në Tiranë stilin italian të veshjes dhe dekorimit të shtëpisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›