Grabitja e lokaleve dhe e makinave

Kapja e një grupi plaçkitësish të lokaleve, llotove sportive dhe makinave ka tërhequr vëmendjen e të gjithë komisariateve të Policisë së Tiranës. Grupi dyshohet të ketë realizuar mbi 10 plaçkitje, ndërsa operacioni për kapjen e të gjithë të implikuarve ka nisur pas mesnate duke vijuar deri në orët e pasdites.
Ishin shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës, që kanë rënë të parët në gjurmët e grupit plaçkitës. Gjatë një kontrolli te pallatet e reja pranë kryqëzimit të segmentit Kthesa e Kamzës-Institut me linjën hekurudhore, janë konstatuar teksa shqyenin qepenin e një lokali bastesh sportive, Roland Musta dhe Marsid Peza. Këta të fundit janë shoqëruar për në ambjentet e komisariatit, ku u janë marrë gjurmët e gishtave, si dhe janë marrë në pyetje në lidhje me disa vjedhje të tjerav të kryera sipas të njëjtës skemë.
Burimet policore raportuan për zbulimin e mbi 10 ngjarjeve të tjera për të cilat dyshohet se janë autorë, si edhe për dy bashkëpuntorë të tjerë, njëri prej të cilëve u arrestua në orët e pasdites ndërsa tjetri ishte shpallur në kërkim. Të njëjtat burime thanë se grupi vepronte në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.