E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP, nis zbatimi i strategjisë kundër evazionit dhe krimit ekonomik



Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit firmos sot 4 memorandume bashkëpunimi për të luftuar krimin ekonomik, si dhe evazionin fiskal. Me anë të këtyre memorandumeve, nis zbatimi i strategjisë për luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ekonomiko-financiar. Me iniciativën e inspektoratit dhe në mirëkuptimin të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, të përfaqësuar nga drejtori i Përgjithshëm, Arben Doçi, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, përfaqësuar nga drejtori i Përgjithshëm, Artur Papajani; me Avokaturën e Shtetit, përfaqësuar nga Avokati i Përgjithshëm, Eduard Halimi; si edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, përfaqësuar nga drejtori i Përgjithshëm, Ahmet Prençi, si dhe Inspektorati i Lartë, i përfaqësuar nga Inspektori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, do të nënshkruajnë sot Memorandume Bashkëpunimi për mbledhjen, zhvillimin dhe analizimin e informacionit, që do të shkëmbejnë në lidhje me fshehjen e interesave private dhe pasurore, korrupsionin, krimin ekonomik, evazionin fiskal apo të aktiviteteve të jashtëligjshme që lidhen me to.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›