Gjinushi: Kriza është pasojë e paaftësisë qeverisëse
30/03/2009 Takimet elektorale
Lidershipi i Partisë Socialdemokrate ka vijuar konferencat për organizimin e forcimin e strukturave të saj në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 me degën e rrethit të Tiranës. Gjatë këtij takimi kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi është ndalur te kriza ekonomike në vend, e cila sipas tij e ka emrin “qeveri”. “Kriza ka ardhur nga keqqeverisja, kriza jonë ka ardhur nga paaftësia e qeverisë, veçanërisht e kryeministrit; kriza ka ardhur nga korrupsioni i pamatshëm i kësaj qeverie. Korrupsioni i kësaj qeverie është i dimensioneve të papara, prandaj dhe tërë premtimet kanë dështuar. Me një qeveri të korruptuar nuk mund të realizosh as programe sociale dhe as investime”, - vlerësoi Gjinushi. Për këtë arsye, sipas tij, qeveria nuk arriti të mbajë asnjë premtim dhe nga një qeveri e premtimeve të mëdha sot ajo shihet nga gjithë opinioni si një qeveri e mashtrimeve të mëdha. Duke vijuar më tej, Gjinushi vuri në dukje se “tabloja e qeverisjes së Berishës në vitet 1992-1997 dhe 2005-2009 ngjan si dy pika uji: ai merr një Shqipëri normale dhe e lë në krizë totale; vjen në mënyrë paqësore dhe ikën në mënyrë konfliktuale; vjen me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ikën në konflikt të hapur me institucionet kryesore ndërkombëtare”.