INATI I FUNDIT I BURRACAKUT BERISHA ME DRITAN HOXHEN
Kryeministri Sali Berisha u mjaftua me një deklaratë për viktimat e ditës së premte, një prej të cilëve Presidenti i kompanisë "Top Media", Dritan Hoxha. Deri këtu, parë nën sloganin "politikisht korrekt" ai duhej të ndihej i qetë me veprimin e tij dhe të paktën jo hipokrit. Dhe ne të tjerët thamë se do ta linte me kaq. As e kishte dashur, as e kishte pëlqyer ndonjëherë njeriun që ndërroi jetë, promotorin e Shqipërisë së shekullit të 21, pasi ia kishte nxirë atë jetë sa kishte mundur. Po fundja Dritan Hoxha nuk kishte nevojë për respektin hipokrit të Berishës, sepse e nderoi për në banesën e fundit gjithë Shqipëria e gjithë shqiptarët, si një hero, me një ceremoni të kulturuar e të paparë në ato anë, por që tregoi se shqiptarët ditkan të respektojnë dhe të paguajnë respektin aty ku respekti duhet paguar. Askush nuk e mohon dot më, se një rol të jashtëzakonshëm në këtë kulturim masiv, popullor dhe shpirtëror, qytetar dhe fisnik, ka "Top Media", e cila në këto vite ka kryer funksionin dhe detyrën e denjë të një media në edukimin, informimin dhe argëtimin e shoqërisë. E ndërsa po përpiqesha të zgjidhja fjalët që kurrë nuk mjaftojnë për të përshkruar se çfarë ndërtoi dhe la pas Presidenti i ndjerë i "Top Media"-s, ndërsa po mundohesha t‘u përcillja një mesazh suportues nga larg gjithë miqve të mi dhe kolegëve të kësaj kompanie - që gjëja më e mirë për të bërë është të punojnë fort, jo vetëm për të harruar dhimbjen, por edhe për të vazhduar atë që ngriti me aq përkushtim, më tepër shoku i tyre, sesa bosi i tyre - bam të bie në kokë një deklaratë skizofrenike, histerike dhe e paprecedent e zëdhënësit karafil të PD-së, që pati si lajtmotiv shprehjen: "Ju qofshi e Zoti ju ndjeftë". Në fakt ai ishte vetë zëri i çjerrë i Sali Berishës që mesa duket është ndjerë i lehtësuar nga vdekja e Dritan Hoxhës, të cilit nuk kishte çfarë t‘i bënte sa ishte i gjallë. Është ndjerë dhe i xhindosur Sali Berisha, që dhe i vdekur Tani e sfidoi bindshëm, sepse Berisha me siguri, si gjithë diktatorët, e imagjinon dhe vdekjen tij. Është bërë keq kur ka parë dëshpërimin masiv për një njeri që u dha dritë shqiptarëve përmes kutisë së vogël magjike të ekranit, që i bashkoi këndej e andej oqeaneve kur fatet i ndanë pamëshirshëm, herë prej dramës komuniste e herë prej asaj berishiste. Me siguri është xhelozuar Saliu dhe ka menduar se vdekja e askujt tjetër nuk mund të shkaktojë një ceremoni dhe respekt të këtyre përmasave. E Sali Berishës jo e jo. Pse jo si një njeri që shpesh ka treguar shenja të të një sëmuri mendor, mund të ketë dashur që dhe për një moment të ndërronte vendin me Tanin e ndjerë. Diktatorët vuajnë nga delire të tilla madhështie dhe nuk i durojnë dot sfidantët, sidomos ata heronjtë e kulturës dhe dijes, revolucionarët mendjehapur dhe vizionarët e rrallë si Tani, i cili, megjithëse kishte kaq shumë mundësira ta shfaqte veten ditë e natë nëpër ekrane, kishte aq pak momente të fiksuara në kamera, çka flet dhe njëherë tjetër për natyrën e këtij njeriu që nuk i ndërtoi mediat në funksion të vetes së vet, por në funksion të shoqërisë. Edhe duke nxjerrë pa fund surratin e Sali Berishës aty. Sëmundja e Berishës ndërkohë paska shkuar thellë dhe mesa duket po planifikon fundin e tij. Është padiskutim e dhimbshme humbja e jetës së çdo njeriu dhe fjalët nuk mjaftojnë për ngushëllim, ashtu si nuk mjaftonin për viktimat e shumta të Gërdecit. Po nuk ma do mendja se Berishës i bëhet shumë vonë për viktimat shqiptare, sepse provën më të madhe na e kanë dhënë. Gërdeci ishte një tragjedi e shkaktuar nga një shtet vrastar, nuk ishte një aksident. Aksidenti i Tanit ishte i tillë dhe duhet trajtuar si i tillë. Ashtu sikur në po të njëjtën ditë gjetën vdekjen dhe disa të tjerë, po nga përplasja e një makine. Po ku ishte Berisha të fliste me kaq pasion për këto viktima që patën të njëjtin fat? Sigurisht që as ia ka idenë sa vdesin çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, sepse kur Kryeministrit nuk i dridhet qerpiku për ato që pushteti i tij vrau vetë, për korrupsionin dhe pasurimin e bijve të tij, s‘ka si t‘i vijë keq për fatkeqët që vdesin rastësisht ose aksidentalisht. Por ku u ngatërrua Berisha kësaj radhe? A mos ishte kjo një përpjekje për t‘u dukur më i moralshëm se sa duhet, apo thjesht ashtu i pamoralshëm e besëprerë siç është, donte të nxirrte një inat të fundit me Tanin, që vetëm bukëshkalët, burracakët e pabesë e bëjnë pasi ti ke vdekur? Ai u ngatërrua dhe u xhelozua keqas te respekti që iu bë Dritan Hoxhës, i cili nuk i përkiste thjesht dhe vetëm familjes së tij. Humbja e çdo qenieje njerëzore është e dhimbshme dhe meriton respektin e nevojshëm. Por ka dhe heronj, nga ata të rrallët, nga ata që Shqipërisë sonë të dashur i kanë ardhur me pikatore, pse jo një në disa shekuj. Do, nuk do Sali Berisha, i tillë ishte Dritan Hoxha. Donte, apo nuk donte Sali Berisha, njerëzit e ndjenë dhe dolën në bulevard për të duartrokitur...
Miku im Tani!
Sot kisha vendosur të shkruaja një elegji të bukur, nga ato që ti plotësisht e meritoje. Kisha vendosur t‘u thosha miqve të mi kolegë të njohur e të panjohur të "Top Medias", që këtej e mbrapa të celebrojnë jetën tënde të shkurtër dhe veprën tënde të madhe. Po ja që nuk të lë Sali Berisha! Ti e di xhanëm dhe nuk ke pse habitesh. Me siguri je kthyer në një anë aty nën tokë dhe po buzëqesh me marrëzinë e atij që na le pas, Sali Berishës. Po të më dëgjosh mua, nuk ke arsye të mërzitesh fare që ky përbindësh as të vdekurit nuk i lë rehat. Mos u bëj hiç merak që u mundua të të përdhosë. Ai, nëse e mban mend, edhe kunatin e vrarë në Gërdec e bëri hasha, vetëm e vetëm mos zbulohej që ishte i përlyer në mafien e armëve që me thënë të drejtën dhe Al Kapone i vjen anash me gjithë municionin e vjetër. Në fakt, duke bërë analogji me këtë emër, ai vetëm kërkon të mbulojë "al kaponet" e pragut të derës së tij. Edhe për Gërdecin medias ia vuri fajin, duke ofenduar si një i shkarë ç‘i dilte nga goja. Edhe sot kolegët e medias po shan, pse të nderuan ty. Ai mendon se lotët masivë derdhen vetëm kur vdesin diktatorët.
Edhe një gjë tjetër për sa u përket raporteve private. Ti dhe media jote keni një vend të madh në emancipimin e shoqërisë shqiptare dhe të të kuptuarit se jeta private është pronë private e gjithsecilit, për aq kohë sa nuk dëmton shoqërinë apo cenon lirinë e të tjerëve. Unë ndjej dhimbje për një Shqipëri që është plot drama dhe halle në këtë aspekt. Nuk kam frikë nga ky debat, ashtu siç na akuzoi të hënën Sali Berisha. Dhe mbase si për çdo gjë tjetër do bëhesh ti promotori edhe i këtij debati, deri tani të nënzëshëm të shoqërisë shqiptare. Por ama duhet t‘ia nisim me pushtetin, që është sot një kazan i qelbur imoraliteti, incesti dhe korrupsioni. Duhet t‘ia nisim nga ata që pasurohen dhe çmoralizohen me paratë e shqiptarëve. Sa për vetë Sali Berishën, ai kërkon të mbajë me çdo kusht ngrehinën e tij të fundit, atë të ndershmërisë, e cila nuk mendoj se i ka mbetur më. Një njeri në atë moshë matet me bëmat e bijve të tij, dhe kur fëmijët të dalin hajdutë, madje nga ata të llojit vrastar, nuk ka më vend për moral. Përfoljet e karakterit tjetër nuk më interesojnë, janë pjesë private e trungut të familjes Berisha.
Rri i qetë e po të më dëgjosh mua dhe i lumtur. E tregove për së gjalli se Shqipëria nuk ka nevojë për Sali Berishën, por për Dritan Hoxhën po. Tregove se njëri shkatërron dhe tjetri ndërton. Tregove se ai i ka sytë nga rrënimi e ti nga Perëndimi. Se atë që ai shkatërroi në pak vjet, ti munde ta ngrije në më pak vjet, njëqindfish më të bukur. Tregove se ti e kalove tranzicionin dhe Sali Berisha s‘ka për ta kaluar kurrë, sidomos atë të mendjes. Edhe duke ikur për në banesën e fundit e sfidove Sali Berishën. Ai është tronditur sigurisht nga ceremonia për ty, e ka marrë për sfidë personale psikopati. I është dukur si protesta e TOP-it kur të gjobiti. Dhe mirë ka bërë. Sepse kundërshtari i tij kryesor nuk është opozita, por media e lirë, për të cilën ti dhurove gjithë sa kishe. Kjo është arsyeja që, siç e di unë, e dinë të gjithë, ti sot je në parajsë e aty do jesh përgjithmonë. Sali Berisha ka kohë që e ka prerë biletën për në ferr.