Pollo thirret në interpelancë nga Komisioni parlamentar i Arsimit
Deputetët e Komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik kanë kërkuar që ministri i Arsimit, Genc Pollo, të raportojë mbi situatën në shkolla dhe statusin e profesorit në një interpelancë parlamentare. Kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj, tha dje se "ministri është thirrur tri herë në komision dhe nuk ka ardhur". Ndërsa ministri Genc Pollo ka deklaruar dje se "mungoi në komision për arsye objektive, siç ishte takimi me donatorë të huaj për Gërdecin". Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, njëkohësisht anëtar i komisionit, e quajti jonormale mosardhjen e ministrit të Arsimit për tre herë radhazi në komision. "E quaj jonormale mosardhjen në Parlament të Pollos, pavarësisht arsyeve që mund të ketë pasur, të cilat uroj të kenë qenë arsye objektive dhe të qenësishme dhe besoj komisioni nuk mund ta vazhdojë debatin si monolog, pa qenë prezent ministri", u shpreh Patozi.
Nisur nga fakti se Pollo ka munguar tre herë në komision, anëtarët e tij kanë vendosur ta thërrasin për interpelancë në Parlament. Dy çështjet kryesore për të cilat do të raportojë para deputetëve janë situata në shkolla dhe statusi i profesorit. Ministri Pollo refuzoi tre herë të paraqitej në Komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Pas kësaj, me konsensus komisioni vendosi thirrjen e tij në një interpelancë parlamentare. "Me mosardhjen e tij ministri ka shkelur e dhunuar respektin ndaj institucioneve dhe Parlamentit", ka deklaruar për gazetarët kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Valentina Leskaj, duke shtuar se motivet e mungesës së ministrit Pollo nuk janë arsye të qenësishme për të anashkaluar komisionin". Sipas saj, Pollo ishte thirrur për dy çështje shumë të rëndësishme, mbi gjendjen në arsim dhe "statusin e profesorit", një çështje kjo që lidhet me shkelje ligjore, pasi ende nuk janë nxjerrë akte nënligjore në ligjin "Për arsimin e lartë", i cili është miratuar një vit më parë.