E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha tejkaloi edhe standardet njerëzore"

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke i tejkaluar të gjitha standardet etike, politike dhe njerëzore, deri te përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare, Presidentit të "Top Channel", Dritan Hoxhës.

Me një vetëdije të plotë, ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij politikë e mediatikë që ka nën kontroll, për të mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprinciptë, ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.

Ne, gazetarët shqiptarë nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s‘e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shtetërore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët.

Ne, gazetarët shqiptarë po përpiqemi t‘i zbardhim këto krime. Për këtë arsye, Kryeministri na ka shpallur luftë.

Ne, gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend për t‘u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie, Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës, dhe për këtë arsye Kryeministri na ka shpallur luftë.

Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, jemi të shqetësuar nga fryma e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që Kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptarë, madje dhe ndaj atyre të huaj, siç ishte rasti i gazetës "New York Times", për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverisë që ai drejton. Ne u rreshtuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë arsye Kryeministri na ka shpallur luftë.

Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, u bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesionistë të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fushatë si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha, tek i cili janë zgjuar atavizmat më të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar.

Ne, gazetarët e shtypit shqiptar jemi të angazhuar ta përballojmë këtë betejë me të, si një detyrim moral, profesional e njerëzor që kemi ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

1. Armand Shkullaku

2. Ylli Rakipi

3. Mero Baze

4. Andi Bushati

5. Skënder Minxhozi

6. Ilir Babaramo

7. Blendi Fevziu

8. Andi Bejtja

9. Rudina Xhunga

10. Arban Hasani

11. Mustafa Nano

12. Sokol Balla

13. Filip Çakuli

14. Enton Abilekaj

15. Alfred Peza

16. Anila Basha

17. Pandi Gjata

18. Henri Çili

19. Baton Haxhiu

20. Rezart Xhaxhiu

21. Franko Egro

22. Valbona Kurti

23. Arjan Çani

24. Ilir Yzeiri

25. Roland Zili

26. Eni Vasili

27. Andrea Stefani

28. Lorenc Vangjeli

29. Ben Andoni

30. Artan Hoxha

31. Denis Minga

32. Sokol Shameti

33. Denion Ndrenika

34. Franko Egro

35. Ardita Bala

36. Bledar Kuka

37. Rezart Xhaxhiu

38. Gent Dervishi

39. Poli Hoxha

40. Armando Meta

41. Luan Kondi

42. Laureta Ryçi

43. Ervin Koci

44. Aleksandër Cipa

45. Desada Meta

46. Martin Leka

47. Besnik Myftari

48. Urim Bajrami

49. Ylli Pata

50. Dori Lika

51. Juli Krisafi

52. Mentor Nazarko

53. Alban Dudushi

54. Bledar Zaganjori

55. Mentor Kikia

56. Robert Prifti

57. Mimoza Picari

58. Altin Kreka

59. Marin Mema

60. Erina Matraxhiu

61. Alma Demiraj

62. Sokol Bregu

63. Elona Meço

64. Klodiana Kapo

65. Enekelejd Llanaj

66. Leonard Nanaj

67. Genta Popa

68. Irma Toptani

69. Ada Heqimi

70. Arbnora Bardhi

71. Roland Qafoku

72. Qamil Xhani

73. Leonard Karaj

74. Aulona Kadillari

75. Enton Palushi

76. Ilir Paço

77. Matilda Bega

78. Eva Paja

79. Ervin Dushi

80. Artur Kuka

81. Alberta Zani

82. Saimir Kodra

83. Genti Pjetri

84. Alkida Budini

85. Armir Shkurti

86. Anila Rrushi

87. Esmeralda Bardhyli

88. Monika Leka

89. Eva Gjura

90. Florian Serjani

91. Armand Maho

92. Fitim Zekthi

93. Rildo Ngjela

94. Luljeta Progni

95. Dardan Malaj

96. Bardhi Sejdarasi

97. Andi Tela

98. Redi Gjuzi

99. Reiz Çiço

100. Adrian Thano

101. Artur Zheji

102. Arion Sulo

103. Dhimitër Gjoka

104. Irida Vasia

105. Mira Leka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›