INFLACIONI KERCENON EKONOMINE EVROPIANE
Megjithëse të gjithë diskutojnë shumë për qetësinë apo problemet që duhet të kenë evropianët për euron e fortë përballë dobësisë së ekonomisë dhe krizës së dollarit amerikan, statistikat e pesëmujorit të parë të vitit 2008 dëshmojnë se edhe ekonomia evropiane, ashtu si ajo amerikane, nuk po u shmanget dot efekteve të krizës së përgjithshme të çmimeve, inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike. Në fund të vitit të shkuar, besohej se shkaku i lindjes dhe pasojat kryesore të krizës, e cilësuar fillimisht si financiare, do të mbeteshin në ekonominë amerikane dhe SHBA.
Në analizat e FMN-së evidentohet fakti se kriza e tanishme e ka origjinën shumë vite më parë se fundi i vitit 2007. Privilegjimi i politikave ekspansioniste të pastra monetariste gjatë tri katër viteve të para të këtij shekulli, që influencuan në uljen drastike të normave të interesit, nxitën një zhvillim ekonomik tepër intensiv, duke shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve dhe kërkesës për lëndë të para, në mënyrë të veçantë për naftë.
Shumë ekspertë të ekonomisë dhe financave e politikanë vlerësonin se pasojat e kësaj krize do të ndiheshin shumë më pak në Evropë, e cila kishte një monedhë të fortë, një ekonomi të stabilizuar, një rritje ekonomike konstante etj. Por, fillimi i këtij viti po dëshmon të kundërtën e këtyre parashikimeve. Globalizimi dhe ndërthurja e fortë e ekonomive nacionale me ekonominë globale nuk po kursen askënd. Gogoli i radhës për ekonominë evropiane quhet inflacion.
Në fund të muajit maj, sipas Eurostat-it, inflacioni mesatar vjetor arriti në shifrat prej 3.6%, një rekord ky i paverifikuar që nga viti 1999, që korrespondon edhe me lindjen e zonës së euros. Shkaku kryesor i rritjes së çmimeve në Evropë, sipas ekspertëve, është para së gjithash rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës që javën e fundit u shit me 135 USD/fuçi. Çmimet me pakicë të naftës, gazit, benzinës, transportit urban etj., vetëm dy-tre muajt e fundit janë rritur me 5-8% në muaj. Në shumë vende evropiane inflacioni po i kalon gjithashtu rekordet historike. Në Belgjikë është tashmë në shifrat 5.1%, më i larti i 23 viteve të fundit; në Spanjë 4.7%, më i larti që prej vitit 1997; 5.1% në Gjermani; mbi 6% në Rumani, Bullgari, Hungari, vendet baltike etj. Edhe në Itali, inflacioni e ka kaluar tashmë nivelin e 3.6%, nivel i paprovuar që nga viti 1996. Walter Veltroni, aktualisht kryetari i opozitës italiane shprehet: "Të dhënat e fundit për inflacionin shënojnë një alarm maksimal. Këtë nivel Italia nuk e njeh që prej 12 vitesh. Të ardhurat, rrogat apo pensionet po e humbin përditë e më tepër fuqinë e tyre blerëse". Në të njëjtën linjë janë dhe grekët, francezët, portugezët e polakët. Grevat e shpeshta të shoferëve, peshkatarëve, fermerëve, punonjësve të shumë degëve të industrisë e shërbimeve apo kategorive të ndryshme sociale, dëshmojnë për një situatë ekonomike problematike.
Kjo rritje e re çmimesh, deri diku e parashikuar nga ekonomistët, është ndjeshëm më e lartë se limiti i toleruar i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), objektivi afatmesëm i së cilës është mbajtja e një inflacioni më të ulët se 2% në zonën euro. Çfarë pritet nga BQE në këto momente? A mundet që nëpërmjet politikës së saj monetare BQE të veprojë menjëherë dhe të ndikojë në zbutjen e këtij fenomeni? Vendimet e BQE-së janë më shumë se kurrë në vëmendjen e të gjithëve. Debatet mbi lidhjet ndërmjet normës së inflacionit dhe rritjes ekonomike apo frika nga rënia në rrethin vicioz "paga-çmim-inflacion" po zënë vend gjithnjë e më shumë në analizat dhe debatet e çdo niveli të politikës, akademikëve dhe institucioneve evropiane. Edhe vetë Presidenti i BQE-së, Jean-Claude Trichet, në një intervistë për gazetën gjermane "Bild" shprehet i shqetësuar për tendencën e inflacionit në zonën euro, duke nënvizuar: "Unë e kam thënë shpesh, në emër të BQE-së, se duhet të kemi shumë kujdes që efektet goditëse të çmimit të naftës dhe ushqimeve të mos na tërheqin drejt një shtrenjtimi të mallrave të tjera dhe rritje pagash". Trichet vlerëson se "euro nuk është përgjegjëse për çmimet e larta" dhe njëkohësisht paralajmëron se "kriza financiare ndërkombëtare është larg zbutjes apo përfundimit të saj".
Por sipas mendimit të Holger Schmieding, përgjegjës për ekonominë evropiane në "Bank of America", "BQE mund ta ruajë status quo-në e normës së saj bazë të interesit deri në fillim të vitit të ardhshëm, por në mbledhjen e qershorit, ajo pritet të ashpërsojë tonin dhe qëndrimin e saj ndaj politikave e masave që nxisin inflacionin". Këtë qëndrim e konfirmon dhe Axel Weber, anëtar i Këshillit të Guvernatorëve të BQE-së, i cili deklaron se "nuk ka mundësi të ulet norma bazë e interesit në zonën euro gjatë gjithë vitit 2008... ndërkohë që opsioni i një rritjeje të mëtejshme të saj është gjithnjë mbi tavolinë". Ky qëndrim kristalizohet dhe nga komenti i Howard Archer, ekonomist te "Global Insight", i cili nënvizon se "është shumë e mundur që BQE-ja të mos e ulë normën bazë të interesit para vitit 2009, sepse ajo do të ketë prova të forta dhe dëshiron të sigurohet qartë se një rritje ekonomike në rënie mund të shërohet me një tolerim të nivelit të inflacionit". Në fakt, kjo përbën sot dhe dilemën më të madhe të bankave qendrore: "Të shtrëngojnë politikën monetare, duke rrezikuar një recension të përkohshëm apo të privilegjojnë norma të ulta interesi, që mund të jenë komardare të përkohshme për situatën aktuale, por që rrezikojnë inflacion të lartë, rënie ekonomike dhe çrregullim financiar në periudha afatmesme e afatgjata?". Në këtë këndvështrim, edhe FMN, duke iu afruar pozicionit të BQE, rekomandon shtrëngimin e politikave monetare, si zgjidhjen më të mirë për t‘u përballur me këtë situatë krize.
Ajo që aktualisht kërkohet e sugjerohet nga shumë kryetarë shtetesh e qeverish, por dhe nga mjaft ekonomistë evropianë në këto momente është ndërhyrja me politika aktive e inteligjente për të kontrolluar e mos lejuar spekulimet me çmimet e naftës, si dhe për të minimizuar ato që quhen "efekte të raundit të dytë", d.m.th., transmetimi i çmimeve të larta të naftës e ushqimeve në koston dhe çmimet e produkteve të tjera apo shërbimeve që përdorin si lëndë të para bazë. I pari që propozoi një masë, të konsideruar deri tani si tabu nga vendet e Bashkimit Evropian ishte Presidenti i Francës, Sarkozy, i cili kërkoi që vendet evropiane "duhet të kufizonin dhe të vendosnin një kufi të pakapërcyeshëm për TVSH-në e karburanteve", në mënyrë që të mbahej i kontrolluar çmimi i tyre dhe të stopoheshin efektet e raundit të dytë. Këtij qëndrimi ju bashkëngjit menjëherë dhe Presidenti i Eurogrup-it dhe Kryeministër i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, sipas të cilit "ky propozim meriton një reflektim të thellë". Nga ana e tij, edhe Andrej Vizjak, ministri slloven i Ekonomisë, vend që ka aktualisht Presidencën evropiane, vlerësonte para dy ditësh se "çështja e rritjes së çmimit të naftës ishte problemi më serioz për ekonominë evropiane dhe kërkonte një reaksion e angazhim serioz nga të gjitha shtetet dhe instancat evropiane".
Me gjithë disa shenja pozitive të dhëna nga treguesit e rritjes ekonomike në Gjermani, vendi që cilësohet si "lokomotiva e Evropës", përsëri ekspertët vlerësojnë se ekonomia evropiane po fillon t‘i ndjejë me efekt të plotë efektet e krizës globale ekonomiko-financiare. Dobësia e ekonomisë amerikane dhe euro e fortë po fillojnë të prekin elementët kryesorë që kushtëzojnë rritjen ekonomike në Evropë. Treguesi më sinjifikativ i kësaj është "ulja e investimeve dhe eksporteve evropiane, kryesisht atyre teknologjike dhe makinave drejt Evropës Qendrore e Lindore, Kinës dhe vendeve të Azisë në përgjithësi". Nga janari deri në prill 2008, eksportet kryesore evropiane kanë ecur me një ritëm më të ngadaltë se importet, duke cenuar kështu bilancin tregtar dhe të pagesave në shumë vende evropiane. Shumë ekonomi të zonës euro po japin shenjat e para të një situate që ekspertët e konsiderojnë "serioze".
Analizat dhe anketat mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik dhe shërbimeve, ose të quajtura ndryshe "barometri i shëndetit të ekonomisë dhe biznesit evropian" po evidentojnë shifra në nivele nga më të ulëtat e 6-7 viteve të fundit. Indeksi i besimit të biznesit për shëndetin e ekonomisë evropiane është më i ulëti i këtyre 3 viteve të fundit. Sipas gazetës franceze "Le Monde", "në Spanjë, rënia e vlerës së pasurive imobiliare po kthehet në një katastrofë; në Irlandë kjo është shumë serioze, në Francë akoma më shqetësuese". Në vija më të përgjithshme, pesë muajt e parë të 2008 po evidentojnë një rënie të rritjes ekonomike mjaft të dukshme në Spanjë, Irlandë, Holandë, Letoni, Lituani e Estoni, një stanjacion ekonomik në Hungari, Itali, Slloveni, Danimarkë, Portugali dhe vendet baltike, si dhe një krizë të fortë imobiliare në Spanjë, Angli etj.
Evropa po e ndjen se kriza e çmimeve dhe inflacionit i ka trokitur fuqishëm në derë. Politikat dhe masat për ta përballuar atë në nivel evropian janë në kulmin e tyre. Por, edhe për vendet e tjera në proces, integrimi evropian e partnere ekonomike me Evropën siç është edhe Shqipëria, kjo situatë nuk duhet të konsiderohet "thjesht si evropiane". Fakti që mbi 80% të shkëmbimeve tregtare e kemi me BE, që pjesa dërrmuese e rreth 1 miliard euro remitancave që përbëjnë një shtysë të fuqishme për ekonominë dhe konsumin tonë, si dhe mjaft lidhje të tjera direkte e indirekte ekonomiko-financiare duhet të na bëjë më të vëmendshëm ndaj këtyre zhvillimeve.