Mungojnë abonetë e reja, udhëtim me të majit deri më 15 qershor
Qytetarët e Tiranës do të vazhdojnë të udhëtojnë me abonetë e muajit maj edhe në ditët e para të qershorit. Lajmin e bëri të ditur dje për "Shqip", zëdhënësi i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Rexhin Qoshja. Ai tha se "ende vendimi i qeverisë nuk është botuar në Fletoren Zyrtare ndaj nuk mund të aplikohet çmimi i ri i biletës". Ndërkohë që abonetë e muajit qershor gjenden ende për prodhim në shtypshkronjë. Pritet që këto abone që kushtojnë 400 lekë më shumë të dalin në treg në mes të muajit qershor. Në kohën kur dalin abonetë do të rritet edhe çmimi i biletës së urbanit.
Qeveria ndryshon tarifat e transportit urban qytetas, në linjat me largësi deri në 9 km më datë 21 maj. Sipas këtij vendimi nisur nga qershori një biletë urbani do të kushtojë 10 lekë më shumë. Pra nga 20 bëhet 30 lekë. Ndërsa kartela e pajtimit mujor, e përgjithshme, nga 800 bëhet 1200 lekë. Për sa u përket kartelave të linjave të veçanta, vendimi parashikon një rritje prej 300 lekësh, nga 600 ato bëhet 900 lekë në muajin qershor. Rritja e çmimeve në transportin qytetas u bë pas presioneve të shumta të operatorëve privatë që operojnë në këtë treg. Pas rritjes së çmimit të bukës, të ushqimeve nuk do të mungojë edhe një kosto më e lartë për udhëtim. Qytetarët do të përballen me këtë realitet brenda pak ditëve. Ata do të jenë të detyruar të shpenzojnë 400 lekë më shumë çdo muaj nëse përdorin abonetë e përgjithshme për të mbërritur në punë apo destinacione të tjera të ditës. Shpenzime më të shumta do të jenë edhe nëse vendosin të udhëtojnë me biletë dhe jo kartelë mujore. Një biletë njëudhëtimëshe do të kushtojë 30 lekë. Sipas zëdhënësit të shoqatës, çmimi i ri do të nisë të aplikohet 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Pritet që deri nga mesi i muajit qershor, vendimi të jetë botuar dhe faturinot të nisjen shitjen e biletave të reja 10 lekë më shtrenjtë. Edhe abonetë do të dalin nga mesi i muajit qershor, ato do të kenë format dhe çmim të ri. "Shtypshkronja ende nuk i ka shtypur abonetë e qershorit që do të mbajnë çmimin 1200 lekë", tha Qoshja. Sapo të dalin nga prodhimi ato do të shpërndahen si gjithnjë nëpër dispanseri nga operatorët privatë të linjave urbane në kryeqytet.
Nga të gjitha kategoritë, vetëm studentët nuk do të preken nga vala e çmimeve të udhëtimit. Aboneja mujore e studentit do të vazhdojë të kushtojë 600 lekë.
Vendimi për ndryshimin e tarifave të transportit të udhëtarëve është marrë nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ajo e Financave. Në relacionin e përgatitur nga këto dy ministri dhe që u paraqit në qeveri citohet se prej 4 vjetësh shërbimi i transportit qytetas ka pësuar një ulje të nivelit të standardeve të shërbimit, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës e vajrave lubrifikantë në treg dhe abuzimit që bëhet nga disa persona anëtarë të shoqatave, të cilët sipas legjislacionit në fuqi përfitojnë udhëtimin falas. Nga studimi i kryer nga Instituti i Studimeve të Transportit për vitin 2007 në qytetin e Tiranës rezultoi se 10% e qytetarëve që udhëtonin në ditë ishin të pajisur me karta anëtarësie të shoqatave që përfitojnë udhëtimin falas. Në relacionin e paraqitur nga Ministria e Transporteve citohet se "shqetësimet për nivelin e ulët të tarifës së biletës dhe biletave të pajtimit mujor janë bërë prezent nga Bashkia e Tiranës dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas".
të dhëna
Bileta për një udhëtim 30 lekë
Aboneja për një linjë 900 lekë
Aboneja e përgjithshme 1200
Aboneja e studentit 600 lekë