E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e suksesit

"Një menaxher i madh mund të gjejë një mundësi të mirë edhe nëse i duhet të bëjë një kapërcim të madh nga tregu, të cilin tashmë e ka". Në këtë mënyrë, Arthur Rock, një figurë legjendare në industrinë e kapitalit sipërmarrës, ka argumentuar se është më e rëndësishme që të gjendet një ekip i mirë menaxherial, sesa përpjekja për të vjedhur bizneset e suksesshme. Në regjistrin e tij, që përfshin edhe mbështetjen ndaj kreatorëve të "Apple Computer", tregohet besimi i z.Rock se ndërmarrësit e klasës së parë janë ata që nevojiten më së shumti për të pasur sukses. Në kohën e ambientit të ashpër ekonomik duket një zgjedhje e qëlluar për të vënë besimin (dhe paratë) prapa një ekipi menaxherial me përvojë dhe me një histori suksesi. Duket se liderët e shkëlqyeshëm mund të bëjnë dallime të mëdha në parametrat e kompanisë së re: pyetni një grumbull të studentëve që po bëjnë master në administrim biznesit nëse është biznesi "kali" apo ekipi menaxherial "kalorësi" që janë më të rëndësishmit në një vlerësim investues, dhe numri më i madh i tyre do t‘u thonë se është kalorësi (ndoshta edhe pse në të ardhme ata e shohin veten në këtë pozitë).

Autorët studimorë, Steven Kaplan nga Universiteti i Çikagos dhe Berk Sensoy nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, shikuan shembujt e 50 kompanive të kapitalit të ndryshëm sipërmarrës, duke i ekzaminuar planet e hershme të biznesit të tyre dhe pastaj performancën e tyre nëpërmes fillimit të ofertimit të tyre publik (IPO) dhe disa vjet pas. Shumica e biznesplaneve fillestare ishin shqyrtuar gjatë viteve 1995 dhe 1998 nga firma të rangut dhe industrive të ndryshme. Sektori më i madh ishte Biotech me 17 firma. Hulumtimi tregoi se gjatë periudhës së studimeve akademike prej periudhës trevjeçare para IPO-s, vetëm njëra nga to ndryshoi linjën e biznesit dhe asnjëra nga to nuk bëri ndonjë blerje jashtë hapësirës së bërthamës së aktivitetit të tyre. Me fjalë të tjera, kuajt bukur e mirë qëndruan në korsinë e njëjtë. Por kalorësit ndryshojnë shpesh. Në fund të periudhës që mbuloi hulumtimi, vetëm 44 për qind e shefave ekzekutivë ishin në të njëjtën pozitë që ishin edhe në fillim të inicimit të biznes-planeve. Kishte lëvizje të mëdha te zyrtarët ekzekutivë me përvojë gjithashtu, si dhe të shefave të financave dhe marketingut.

Implikimet e kësaj janë të qarta: investitorëve më shumë u pëlqen që të ndryshojnë menaxherët e firmave, se sa drejtimin strategjik të tyre. Për të testuar vlefshmërinë e këtyre konstatimeve, ata studiuan tërë IPO-të amerikane gjatë vitit 2004. Rezultatet ishin të njëjta. Pronarët e kompanive lëviznin menaxherët dhe jo drejtimin. Por, shikuar në anën tjetër, ka evidenca sa të duash se një menaxher brilant mund të marrë një kalë të humbur dhe ta shndërrojë atë në kampion të padiskutueshëm. Nëse një ekip menaxherial me reputacion brilant kthen një biznes që ka reputacion për ekonomi të keqe, është reputacioni i biznesit ai që mbetet i paprekur, thotë Warren Buffett, njeriu më i pasur i botës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›