„Gjithsesi do të kishim fituar‰
Masimo Morati nuk nguron
t‘i japë gjuhës. Interi
ka fi tuar me meritë dhe
tri pikët do ishin të zikaltërve
edhe pa episodet e moviolës. Ky
është mendimi i presidentit zikaltër,
i cili nuk e fsheh lumturinë
për vendin e parë në tabelë (9 e
11 pikë larg Juventusit e Milanit).
Është shumë ironik ndaj atyre që
akuzojnë se i kanë marrë 3 pikët
falë ndihmës së Rosetit: "Gjithsesi
do të kishim fi tuar".
President, të dielën Murinjo
deklaroi se tani titulli varet
vetëm nga Interi...
Kështu mendoj edhe unë. Varet
nga ne, që nga fi llimi i sezonit.
Cila është ideja juaj për golin
e diskutueshëm të Adrianos?
U tha që prekja me dorë ishte
vendimtare.
Mundet. Varet. Por, gjithsesi
do të kishim fituar. Edhe para
ndeshjes ishim të vendosur se
do kishim fi tuar në çdo mënyrë.
Adriano është basti i fi tuar i
Masimo Moratit?
Është bast i fi tuar nga të gjithë.
Më duket se Murinjo ka aplikuar
mënyrën e duhur për rikthimin e
tij dhe kjo më kënaq.
Pas tri ditësh skualifikim,
Adriano është prezantuar shumë
në formë në derbi: ishte kjo
prova që prisnit, apo është ende
herët për ta konfi rmuar?
Ndeshjet janë të shumta.
Nevojitet të demonstrojmë gjithmonë
vlerat tona, por ajo e të
dielës ishte një ndeshje vendimtare.
Ai u tregua i gatshëm,
ashtu sikurse ishte parë edhe në
të kaluarën.
Mund të përfundonte 4-0 për
Interin, por në fund Milani për
pak sa nuk barazoi...
Një herë përfundoi 4-3 dhe
duhet të përfundonte 7-0...
Kështu ishte edhe tani, por e
rëndësishme, si gjithmonë, është
të sjellësh në shtëpi fi toren dhe
ta bësh atë duke demonstruar
forcën, si në përgatitjen fizike,
ashtu edhe në lojë. Ishte shumë
e bukur ta shihje.
Nëse nevojitet të bëni një
kritikë, Interi nuk duhet të humbasë
kurrë përqendrimin...
Në këto katër vite kemi fi tuar
shumë. Sukseset tregojnë se nuk
e kemi më këtë defekt.
Si u përgjigjet Masimo Morati
atyre që fl asin për favorizim arbitrash
ndaj Interit?
Mund të ndodhë që të mos e
shikojë, po jo të jetë saktësisht
një favor. Më duket se deri javën
e kaluar ishim ne që denonconim
episodet jo të favorshme.
E përsëris: të dielën skuadra ishte
kaq e fortë, sa as që llogariten favoret
apo disfavoret. Këtë vit nuk
kam folur kurrë për arbitrat dhe
vazhdoj të mos fl as. Ndërsa shikoj
se skuadra është përgjigjur në
bazë të potencialit të saj të madh,
gjë që e zbeh episodin "e preku
topin me qëllim apo në mënyrë
të pavullnetshme"... Prandaj nuk
kam ndërmend të bëj polemikë.
U kënaqa që e pashë skuadrën aq
agresive, kaq të sigurt në vetvete.
t‘i japë gjuhës. Interi
ka fi tuar me meritë dhe
tri pikët do ishin të zikaltërve
edhe pa episodet e moviolës. Ky
është mendimi i presidentit zikaltër,
i cili nuk e fsheh lumturinë
për vendin e parë në tabelë (9 e
11 pikë larg Juventusit e Milanit).
Është shumë ironik ndaj atyre që
akuzojnë se i kanë marrë 3 pikët
falë ndihmës së Rosetit: "Gjithsesi
do të kishim fi tuar".
President, të dielën Murinjo
deklaroi se tani titulli varet
vetëm nga Interi...
Kështu mendoj edhe unë. Varet
nga ne, që nga fi llimi i sezonit.
Cila është ideja juaj për golin
e diskutueshëm të Adrianos?
U tha që prekja me dorë ishte
vendimtare.
Mundet. Varet. Por, gjithsesi
do të kishim fituar. Edhe para
ndeshjes ishim të vendosur se
do kishim fi tuar në çdo mënyrë.
Adriano është basti i fi tuar i
Masimo Moratit?
Është bast i fi tuar nga të gjithë.
Më duket se Murinjo ka aplikuar
mënyrën e duhur për rikthimin e
tij dhe kjo më kënaq.
Pas tri ditësh skualifikim,
Adriano është prezantuar shumë
në formë në derbi: ishte kjo
prova që prisnit, apo është ende
herët për ta konfi rmuar?
Ndeshjet janë të shumta.
Nevojitet të demonstrojmë gjithmonë
vlerat tona, por ajo e të
dielës ishte një ndeshje vendimtare.
Ai u tregua i gatshëm,
ashtu sikurse ishte parë edhe në
të kaluarën.
Mund të përfundonte 4-0 për
Interin, por në fund Milani për
pak sa nuk barazoi...
Një herë përfundoi 4-3 dhe
duhet të përfundonte 7-0...
Kështu ishte edhe tani, por e
rëndësishme, si gjithmonë, është
të sjellësh në shtëpi fi toren dhe
ta bësh atë duke demonstruar
forcën, si në përgatitjen fizike,
ashtu edhe në lojë. Ishte shumë
e bukur ta shihje.
Nëse nevojitet të bëni një
kritikë, Interi nuk duhet të humbasë
kurrë përqendrimin...
Në këto katër vite kemi fi tuar
shumë. Sukseset tregojnë se nuk
e kemi më këtë defekt.
Si u përgjigjet Masimo Morati
atyre që fl asin për favorizim arbitrash
ndaj Interit?
Mund të ndodhë që të mos e
shikojë, po jo të jetë saktësisht
një favor. Më duket se deri javën
e kaluar ishim ne që denonconim
episodet jo të favorshme.
E përsëris: të dielën skuadra ishte
kaq e fortë, sa as që llogariten favoret
apo disfavoret. Këtë vit nuk
kam folur kurrë për arbitrat dhe
vazhdoj të mos fl as. Ndërsa shikoj
se skuadra është përgjigjur në
bazë të potencialit të saj të madh,
gjë që e zbeh episodin "e preku
topin me qëllim apo në mënyrë
të pavullnetshme"... Prandaj nuk
kam ndërmend të bëj polemikë.
U kënaqa që e pashë skuadrën aq
agresive, kaq të sigurt në vetvete.