Skela, në 11-shin më të mirë të javës
Me paraqitjen e jashtëzakonshme
në takimin e së dielës
kundër Borusias së Dortmundit,
Ervin Skela duket se është kthyer
në nivelet e tij më të larta. Mesfushori
32-vjeçar ka qenë lojtari
më i mirë i Energie Kotbus, në
90-minutëshin që u mbyll në
barazim 1-1. Skela ishte protagonisti
kryesor në golin e avantazhit
të përkohshëm të miqve, që
mban firmën e Kagdas. Mbrojtësi
i Kotbus devijoi drejt rrjetës
gjuajtjen e fantazistit kuqezi, që
u frenua nga shtylla. "Skela ishte
lojtari kryesor i ndeshjes dhe me
lojën e tij u krijoi shumë probleme
mbrojtësve të Dortmundit.
Goli i vetëm i Kotbus erdhi pas
një shtylle të goditur nga shqiptari",
theksohej në komentin për
vlonjatin. Gjithsesi, kuqeziu nuk
e fshehu zhgënjimin për rezultatin:
"Për mënyrën sesi luajtëm,
mund të kishim marrë më shumë
se një pikë, tha ai. Dominuam
pjesën më të madhe të ndeshjes
dhe me pak fat mund të kishim
shënuar edhe një tjetër gola". Në
repartin ofensiv të formacionit
më të mirë të javës së 20-të në
Bundesligë ishin edhe Voronin,
autori i dy golave në fi toren 2-1
të Hertës së Berlinit me Bajernin,
Pizarro (Verder Bremen) e Helms
(Bajer Leverkusen).
në takimin e së dielës
kundër Borusias së Dortmundit,
Ervin Skela duket se është kthyer
në nivelet e tij më të larta. Mesfushori
32-vjeçar ka qenë lojtari
më i mirë i Energie Kotbus, në
90-minutëshin që u mbyll në
barazim 1-1. Skela ishte protagonisti
kryesor në golin e avantazhit
të përkohshëm të miqve, që
mban firmën e Kagdas. Mbrojtësi
i Kotbus devijoi drejt rrjetës
gjuajtjen e fantazistit kuqezi, që
u frenua nga shtylla. "Skela ishte
lojtari kryesor i ndeshjes dhe me
lojën e tij u krijoi shumë probleme
mbrojtësve të Dortmundit.
Goli i vetëm i Kotbus erdhi pas
një shtylle të goditur nga shqiptari",
theksohej në komentin për
vlonjatin. Gjithsesi, kuqeziu nuk
e fshehu zhgënjimin për rezultatin:
"Për mënyrën sesi luajtëm,
mund të kishim marrë më shumë
se një pikë, tha ai. Dominuam
pjesën më të madhe të ndeshjes
dhe me pak fat mund të kishim
shënuar edhe një tjetër gola". Në
repartin ofensiv të formacionit
më të mirë të javës së 20-të në
Bundesligë ishin edhe Voronin,
autori i dy golave në fi toren 2-1
të Hertës së Berlinit me Bajernin,
Pizarro (Verder Bremen) e Helms
(Bajer Leverkusen).