E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare, verën e ardhshme, drejtor sportiv

Eardhmja e Igli Tares është
drejt emërimit të tij zyrtar si
drejtor sportiv i Lacios në verën
e ardhshme. për këtë arsye, sipas
"Il Messaggero", biondi shqiptar
"është kthyer në bankat
e shkollës, dhe këtë e ka bërë
për të mirën e Lacios. Sot (dje)
ai ka shkuar në Koverçano, ku
do të ndjekë kursin për drejtor
sportiv". Ndërsa sipas "Gola.
com", "emërimi i tij verën e kaluar
si drejtues i Lacios nuk u prit mirë
nga një pjesë e lojtarëve, ndoshta
për raportet e tij të mira me
presidentin Lotito. Megjithatë,
presidenti ka vendosur ta promovojë
Taren. Shqiptari duhet
të luajë rolin e ndërmjetësit mes
skuadrës dhe klubit, por deri më
sot emërimi i tij nuk duket se ka
pasur efektin e dëshiruar. Gjatë
sezonit, në disa raste ankesat e
lojtarëve kanë bërë të shpërthejnë
polemika. Kulmi ishte rasti
i shpullës ndaj Zarates, para
syve të mijëra spektatorëve. Por
Lotito e ka gati për të tavolinën
e drejtorit sportiv, vend i mbetur
bosh pas largimit të Sabatinit. Që
nga vera e ardhshme, Tare do të
drejtojë operacionin e merkatos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›