E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha e Pikuli, 3 medalje në Mal të Zi

Është vetëm 13 vjeçe, por në qafën e saj ka një
medalje të artë. Bëhet fjalë për notaret e re,
Tea Pikuli, e cila bëri një paraqitje shumë të mirë
në mitingun ndërkombëtar "Mimosa Cup", që u
zhvillua në Herceg Novi të Malit të Zi, ku Shqipëria
përfaqësohej me 55 notarë. Ajo doli e para në
50 metra shpinë, në kategorinë U14, me kohën
38"08, duke marrë edhe medaljen e artë. Ndërsa
në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 12-të.
Kjo do të ishte edhe e vetmja medalje e artë e
notarëve shqiptarë të të gjitha kategorive në këtë
turne. Po ashtu, një paraqitje të kënaqshme ka
bërë edhe notari më i mirë shqiptar për meshkuj,
Sidni Hoxha. 17-vjeçari zuri vendin e dytë në garën
e 50 metrave stil i lirë, duke vendosur një rekord
të ri kombëtar me rezultatin 23"64. Ai grumbulloi
729 pikë. Duhet theksuar se mosha e tij është
periudha ideale për një notar. Ai zuri vendin e
katërt në 100 metra stil i lirë, me kohën 52"24,
një tjetër rekord i Shqipërisë (719 pikë), ku mori
edhe medaljen e bronzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›