E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, Abramoviç shpenzon 342 dollarë në minutë

Miliarderi rus, Roman Abramoviç,
aktualisht shpenzon te Çelsi 240
sterlina (342 dollarë amerikanë) në
minutë. Sipas përllogaritjeve më të
fundit, 42-vjeçari i lindur në Saratov ka
harxhuar shifra marramendëse për klubin
londinez. Në vitin 2003, Abramoviç
mori drejtimin në "Stemford Brixh"
dhe që prej asaj periudhe ka nxjerrë
nga xhepat plot 710 milionë sterlina
(1.03 miliardë dollarë), duke ndërtuar
një skuadër yjesh, e cila konkurron në
Angli dhe në Evropë. Gjithsesi, pavarësisht
investimit të konsiderueshëm,
që prej periudhës kur ai u bë pronari
i ri, bilancet e klubit nuk kanë qenë
asnjëherë pozitive. Çelsi e mbylli vitin
2008 me 65.7 milionë sterlina humbje
(afro 95 milionë dollarë), ndërkohë që
drejtuesit e bluve janë të vetëdijshëm
se situata nuk ka gjasa të përmirësohet
deri në sezonin 2009/2010.
Pas publikimit të këtyre shifrave,
presidenti i klubit, Brus Bak, deklaroi:
"Asnjëherë nuk kanë ekzistuar dyshimet
rreth impenjimit të Abramoviçit
për klubin dhe për stabilitetin e tij
strukturor. Kjo është konfi rmuar edhe
nga pagesat e gjysmës së huave pa
përqindje interesi që ishin marrë nga
Çelsi. Gjithmonë kemi besuar se ky
‘borxh‘, nga i cili na ka mbetur për t‘u
paguar vetëm gjysma e shumës, është
keqinterpretuar". Ndërkohë, administratori
Piter Kenion shtoi: "Objektivi
është që deri në sezonin 2009/2010
Çelsi të barazojë bilancin, duke mos
pasur vetëm humbje". Në fakt, prej disa
vitesh klubi po ecën në rrugën e duhur,
duke ulur në mënyrë të ndjeshme
humbjet fi nanciare. Në vitin 2007 blutë
kishin 74 milionë sterlina humbje, në
vitin 2006 arkat e klubit numëronin
-80.2 milionë sterlina. Problemet më
të mëdha në klubin e Premiershipit
janë regjistruar në sezonin 2004/2005,
me plot 140 milionë sterlina humbje.
Pjesa më e madhe e parave të
shpenzuara nga Abramoviç u përdorën
për të blerë lojtarë të rinj, si
Didier Drogba apo Rikardo Karvajo.
Ndërkohë, mbi 30 milionë dollarë
janë harxhuar me kompensimin e trajnerëve
të shkarkuar nga detyra, duke
respektuar pikat e parashikuara në
kontrata. Fillimisht manjati rus pagoi
detyrimet ndaj Hoze Murinjos dhe
Avram Grant, ndërsa një javë më parë ai
i pagoi Luis Felipe Skolarit 7.5 milionë
sterlina (afro 10.7 milionë dollarë), pasi
e largoi nga posti i trajnerit. Me kosto
342 dollarë në çdo minutë, Abramoviç
shpenzon pothuajse 500 mijë dollarë
në ditë në "Stemford Brixh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›